Java do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm. Meteorologët parashikojnë reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit.
“Duke filluar nga dita e martë deri ditën e premte, priten që këto vranësira dhe reshje shiu të jenë prezente në zonat veriore dhe shtrirjen lindore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje do të jenë në sasira më të pakta. Herë pas here, duke filluar nga dita e enjte dhe e premte do të kemi prezente rrebeshe e shiut të fokusuara kryesisht në zonat verilindore dhe në juglindjen e territorit shqiptar. Ndërsa pjesa tjetër do të mjaftohet me reshje të pakta shiu”, tha meteorologu Hakil Osmani.
Pavarësisht prezencës së reshjeve, temperaturat do mbeten të larta, por do të pësojnë një ulje të lehtë në krahasim me javën e shkuar.