Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jetë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia dyshohet se shtetasi H.B. është vetëvarur.
“Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./Opinion.al