Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të shtënat me armë zjarri në Laç këtë të shtunë. Gazetari Martin Marku raporton se nga ngjarja dyshohet për katër persona të plagosur, 4 burra dhe 1 grua.
Të shtënat janë regjistruar pranë gjykatës në Laç, ndërsa drejt vendit të ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet.
Deri më tani nuk dihen rrethanat apo shkaqet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht flitet për një konflikt çasti.