Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria e Kosovës për lirinë e shtypit: Ka rënie të standardit të mediave

2025/05/02 at 4:39 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria e Kosovës për lirinë e shtypit: Ka rënie të standardit të mediave

Qeveria në detyrë e ka hedhur poshtë raportin vjetor për lirinë e shtypit në Kosovë të organizatës Reporterët pa Kufij, duke thënë të premten se në Kosovë nuk ka mungesë të lirisë së shtypit, por rënie të standardit të mediave.


Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se raporti i Reporterëve pa Kufij “nuk e pasqyron gjendjen e vërtetë” në Kosovë.

“Ajo çka shohim ndër vite është rënie e standardit të mediave. Kur ky standard në rënie ballafaqohet me kundërpërgjigje si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet që janë subjekte të raportimeve joprofesionale, ato cilësohen si sulme dhe kërcënime, që pastaj përfshihen në raporte ndërkombëtare si ky i Reporterëve pa Kufij”, tha Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie në raportin vjetor të kësaj organizate, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Kryeziu tha se “Kosova jo që nuk mund të jetë më keq se Serbia, por ajo gëzon dukshëm më shumë liri të mediave në rajon e gjetiu”.

Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij tw premten, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) tha se është i “alarmuar me rënien e re, drastike” të Kosovës në renditjen e indeksit vjetor për lirinë e shtypit.

“AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me këtë renditje, më e ulëta për një dekadë, që prej vitit 2015. Megjithatë, e sheh si reflektim të një politike të vazhdueshme aktive armiqësore të dy vjetëve të fundit të udhëhequr nga Qeveria e partisë politike, Vetëvendosje”, u tha në reagimin e AGK-së.

Raporti gjeti se në Kosovë, Sllovaki, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, mediat janë duke u përballur me krizë ekzistenciale për shkak të shkurtimeve buxhetore dhe kontrollit politik.

Verën e kaluar, me gjithë kritikat e mëdha, Kuvendi i Kosovës e miratoi një ligj për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), i cili, veç tjerash, parashihte licencimin e mediave online, mbikëqyrjen e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Këtë javë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e rrëzoi këtë ligj, pasi gjeti se disa nene të ligjit nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Sa i përket ligjit për KPM-në – tashmë i shfuqizuar – nga Reporterët pa Kufij ai u cilësua si kundërthënës që “rrezikon edhe më tej të pengojë pavarësinë” e KPM-së.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, u kritikua për bojkotimin e mediave.

Në janar, organizata joqeveritare ndërkombëtare e vendore i kërkuan Vetëvendosjes të hiqte dorë nga bojkotimi i disa mediave të caktuara.

Vetëvendosje kishte thënë se nuk po bojkotonte mediat, por po “përjashtonte” tri kanale specifike dhe se një vendim i tillë “nuk cenonte peizazhin e pasur dhe të larmishëm mediatik të Kosovës”.

Ajo nuk përmendi emra, por në reagimet e mëhershme të organizatave mediatike thuhej se bëhej fjalë për disa nga televizionet e mëdha në vend, sikurse Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7.

“Para zgjedhjeve të përgjithshme, disa media private u bojkotuan nga Qeveria, e cila gjithashtu kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik, RTK. Mediat në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim sa i përket qasjes në informacione publike, veçmas në gjuhën e tyre”, u tha në raportin e Reporterëve pa Kufij.

Vetëm gjatë vitit 2024, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i regjistroi 24 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Më 2023, numri ishte më i lartë, 53 raste të sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Reporterët pa Kufij thanë se gazetarët shpesh janë cak i fyerjeve dhe lajmeve të rreme në rrjetet sociale. Ata, sipas raportit, “akuzohen padrejtësisht për ‘bashkëpunim me armikun’, retorikë e përdorur nga grupet politike dhe fetare”./REL



Ju sugjerojmë

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë
Rajoni

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë

7 Shtator, 2025 12:02 pm
Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro
Rajoni

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro

7 Shtator, 2025 11:51 am
Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
Bota

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

7 Shtator, 2025 11:28 am
Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
Kronikë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

7 Shtator, 2025 11:20 am
Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur
Bota

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur

7 Shtator, 2025 10:46 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

7 Shtator, 2025 9:54 am
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim
Bota

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim

7 Shtator, 2025 9:45 am
Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana
Kronikë

Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana

7 Shtator, 2025 9:25 am
27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu
Bota

27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu

7 Shtator, 2025 9:05 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 8:31 am
Para
Dha sekrete për Kinën, Tik-Tok gjobitet me 530 milionë euro nga BE

Dha sekrete për Kinën, Tik-Tok gjobitet me 530 milionë euro nga BE

Tiranë/ Zgjidhet Drejtoresha e re e Përgjithshme e Policisë Bashkiake

Tiranë/ Zgjidhet Drejtoresha e re e Përgjithshme e Policisë Bashkiake

“Bufi thotë 7×7 bëjnë 6 mln”, Rama pyet PD: Të kujt janë paratë e lobimit në SHBA?

"Bufi thotë 7x7 bëjnë 6 mln”, Rama pyet PD: Të kujt janë paratë e lobimit në SHBA?
















TE FUNDIT

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë
7 Shtator, 2025

Albin Kurti konfirmonet si kandidat për kryeministër të Kosovës, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe pse Gjykata Kushtetuese...

Lexo më shumë

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro
7 Shtator, 2025

Në një moment të vështirë të vitit të 7 të qeverisjes, kur popullariteti i konservatorëve vazhdon të bjerë kryesisht për...

Lexo më shumë

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
7 Shtator, 2025

Rreth 1,400 katolikë të veshur me veshje ylberi dhe me kryqe në dorë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e parë...

Lexo më shumë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
7 Shtator, 2025

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zonën e Bajzës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com