Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shën e Premte, Divjakë ku një automjet është përplasur me një motorr.
“Rreth orës 12:30, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, automjeti me drejtues shtetasin A. D., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. Sh., 78 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Opinion.al