Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për etiketimin që i ka bërë kundërshtarëve të tij në këtë fushatë, duke i quajtur ‘çyryk’.
Teksa ishte sot në Kuçovë për takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit, ai tha se askush nuk duhet ta marri këtë si personale, pasi është politike dhe iu drejtohet kundërshtarëve politikë të PD-së.
“Askush prej tyre, askush nga të tjetër nuk duhet ta marri personale. Është politike. Kush e merr personale të vijë me ne dhe të votojë pesën. U mërzitën se thashë se vajzat socialiste janë në lirinë e tyre të kenë simpati për djemtë demokratë. 11 maji është test të provojnë a janë të kthjellët ata çuna. Ti thonë thjesht më do mua,. Do vish të votosh për në BE, jo nuk vij se do e çoj votën në kënetë. Mund të pranosh me një që hodh votën në kënete të shikosh me ëmbëlsi.
Më 11 maj do marrin mësimin më të madhe në të gjitha zgjedhjet që kemi bërë. Të gjithë të derdhen lumë në kuti votimi. Më 16 maj vijnë në Tiranë gjithë udhëheqësit e Europës. Kur të vijnë rezultati duhet të dali i qartë se shumica e shqiptarëve do tani të hyjë në BE. Nuk do rrimë ti shpjegojmë tani atyre kush është bufi. Ti biem shkurt te 5 me PS, me kandidatët tuaj. Ne nuk mund ta hedhim në kënetë fatin europian të shqiptarëve”, tha Rama.
Më tej, ai i është përgjigjur edhe drejtuesit politik të Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, pasi ky i fundit në takimin elektoral të mesditës tha se “do ta hamë të gjallë” qeverinë.
“Ludoviku thoshte ‘do iu hamë të gjallë’. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin”, tha Rama.