Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Morën peng 68-vjeçarin dhe kërkuan 20 mln lekë për lirimin e tij,në pranga 5 autorët

2025/04/30 at 11:03 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Morën peng 68-vjeçarin dhe kërkuan 20 mln lekë për lirimin e tij,në pranga 5 autorët

Policia ka arrestuar 5 shtetas, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë dhe mbajtur peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë.

Uniformat blu kanë sekuestruar 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

“Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur
Bota

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur

15 Qershor, 2025 8:40 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Trump: Nëse Irani sulmon SHBA,do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

15 Qershor, 2025 8:31 am
Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë
Bota

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë

15 Qershor, 2025 8:22 am
Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
Kryesore

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

15 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:10 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:05 am
Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Para
39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…

39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…

Zgjedhjet e 11 Majit/ Regjistrohen 14 kallëzime penale në disa prokurori të vendit

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara të një personi

A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump

“Kush do të donte të ishte Papa i ardhshëm?”/ Trump me humor: Do doja të isha unë!

TE FUNDIT

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur
15 Qershor, 2025

Irani ka nisur një valë të re sulmesh, me raketa që godasin Izraelin qendror. Sipas mediave të huaja është rritur...

Lexo më shumë

Trump: Nëse Irani sulmon SHBA,do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
15 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se nëse Irani do të sulmonte Shtetet e Bashkuara në çfarëdo mënyre, do...

Lexo më shumë

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë
15 Qershor, 2025

Teherani e ka kryer një valë të re sulmesh raketore në Tel Aviv dhe qytete të tjera të Izraelit gjatë...

Lexo më shumë

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
15 Qershor, 2025

Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com