Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ teston pajisjet elektronike

Në njësinë e Vorës, Komisioni Qendron i Zgjedhjeve po teston ditën e sotme pajisjet e identifikimit elektronik, që do shërbejë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

“Është duke u realizuar testimi i pasjisjeve të identifikimit bimetrik, një proces që tashmë zhvillohet që prej vitit 2021 në Shqipëri, kur u vendos që votuesit në çdo zgjedhje do të identifikoheshin në mënyrë biometrike. Tashmë këto pajisje janë të blera dhe bëhet vetëm ndryshimi i të dhënave nga kompania, e cila është duke u marrë me këtë process edhe momentalisht është duke u kryer pikërisht testimi nga KQZ-ja”, raporton gazetarja.

Lidhur me mundësinë e të mësuarit së votimit elektronik për zgjedhësit e njësive administrive 10 dhe Vorë, gazetarja raporton se po krijohet mundësia që përmes pajisjeve të kryhen prova.

“Identifikimi biometrik është një proces që kryhet në të gjithë Shqipërinë për të gjithë zgjedhjësit të cilët identifikohen në mënyrë biometrike dhe për sa i përket votimit elektronik do jetë vetëm në njësinë e Vorës dhe në njësinë nr. 10. Ndërsa për votimin elektronik, për ta mësuar atë dhe për ta bërë sa më saktë, duke ndihmuar zgjedhësit nëpër këto dy zona me pajisjen që lejon të bëjnë e prova”, raporton gazetarja.

/tvklan.al




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT