Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, patën një takim para funeralit të Papa Françeskut paraditen e kësaj të shtune.
Ky lajm u konfirmua nga Sergii Nykyforov, zëdhënës i presidentit ukrainas.
Zelensky ishte shprehur më parë se ai ishte i gatshëm të takohej me presidentin amerikan, ndërsa Trump nuk ishte shprehur para gazetarëve nëse planifikonte ose jo të fliste me homologun e tij ukrainas në Romë.
Trump dhe Zelensky nuk janë takuar ballë për ballë që nga takimi i nxehtë i Zyrës Ovale të shkurtit, ku lideri amerikan qortoi homologun e tij ukrainas se nuk tregoi mirënjohje të mjaftueshme për mbështetjen amerikane në luftën e vendit të tij kundër Rusisë.
Edhe Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar këtë takim, duke u shprehur se dy liderët patën një “diskutim shumë produktiv”.