Dom Kreshnik Ivani gjatë një bisede live në Klan News u shpreh se kanë qenë të shumtë të burgosurit që e kanë nderuar Papa Françeskun.
Ai tha se ata kanë shprehur ngushëllimet ndërsa në burgun e Fushë Krujës është mbajtur edhe 1 minutë heshtje.
“Unë vetë punoj me të burgosurit, shërbej me të burgosurit edhe kur kam qenë në burgun e Mine Pezës të mërkurën shumë më kanë shprehur ngushëllimet. Në burgun e Fushë Krujës me ungjëllorët, me pastorët kemi mbajtur një minutë heshtje në nderim të Papës. Të gjitha stafet e burgjeve na kanë shprehur ngushëllimet”, tha Dom Ivani.
Papa Françesku gjatë pontifikatit të tij i pati vizituar shpesh të burgosurit në Romë./tvklan.al