Dita e sotme është ditë zie kombëtare në vendin tonë në nder të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkës, më 21 Prill.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.
Në vendimin e qeverisë thuhet se shpallja e ditës së zisë do të jetë “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku.
Po ashtu në vendimin e qeverisë ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.
Papa Françesku u shua mëngjesin e 21 Prillit në moshën 88-vjeçari.
Vitet e fundit ai kishte problematika me shëndetin dhe në Shkurt iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.