Ndotja akustike nga fqinjët është një nga problemet më të zakonshme të jetës në komunitet. Shumë njerëz mund të mendojnë se ligji është inekzistent në këtë pikë, por e kanë gabim. Në rubrikën “Ligji i rrugës” me avokaten Margarita Kola në programin “Rudina” në Tv Klan, mësojmë se legjislacioni shqiptar e ka rregulluar këtë aspekt.
Prej vitit 2007, nuk ka një vakuum ligjor dhe shihet si një ligj që parashikon mirë pikat e tij në përputhje me standardet europiane. Zhurma e lejuar është 13 decibel, por në praktikë problemi është te personat që mendojnë se duke qenë në ambientin e tyre, kanë liri të plotë veprimi.
Margarita Kola: Ka një konceptim të gabuar nga i cili lind eedhe fakti që ne krijojmë zhurma dhe po ndalem veçanërisht te zhurmat që krijojnë komshinjtë në mjediset e banimit, vjen nga fakti që personat mendojnë që duke qenë në shtëpinë e tyre, mund të bëjnë çfarë t’u dojë qejfi atyre dhe nuk ka asnjë ndalim. Unë po e them me shumë përgjegjësi të plotë ligjore që ky ligj mbulon edhe zhurmat në mjediset tona të apartamenteve nëse ajo zhurmë kalon dhe vjen te veshi im më e madhe se 13 decibel. Por si ndodh tani për ta konceptuar këtë zhurmë? Problemi është me kapjen në flagrancë të njerëzve të cilët e krijojnë këtë zhurmë. Ai e bën zhurmën, mund të lajmërosh Policinë e Shtetit e cila vjen menjëherë por Policia e Shtetit vjen dhe bën verifikimin nëse në atë moment po e bën zhurmën apo jo përsëri spse vërteton faktin që ka ndodhur aty nëse ka ndodhur një ngjarje.
Avokatja shpjegon se autoritetet kanë pajisje të veçanta, por individi nuk ka detyrë të provojë ndotjen akustike sepse ligji e merr të mirëqenë. Problemi qëndron te pala që shkakton zhurmën që duhet të kuptojë pasojën e veprimit dhe gjithashtu të palës që shqetësohet, e cila duhet të jetë e ndërgjegjshme për të reaguar.
Margarita Kola: Ligji e merr të prezumuar dhe të mirëqenë që në qoftë se kjo e kalon standardin e Bashkimit Europian, nuk ka nevojë të provosh nëse e ke shqetësuar atë tjetrin apo jo sepse dihet që nësee e kalon këtë masë ajo prodhon probleme të shëndetit mendor, bezdisje te njerëzit, irritim nervor, prish qetësinë, nervozizëm dhe kjo prish cilësinë e jetës.
Rudina Magjistari: Nëse situata ndodh mes dy fqinjëve, në këtë rast cili është veprimi më i mirë që mund të bëhet?
Margarita Kola: Unë do të thosha që të dyja palët duhet ta kuptojnë që edhe ky personi që është shqetësuar nga zhurma e atij tjetrit, ka të drejtë ligjërisht dhe duhet t’ia kërkojë gjitonit që mos e kryej këtë se shpesh ne shmangemi se nuk e njohim edhe ligjin, themi ku ka ligj për këtë se na duket pak si luks kjo, diçka e tepruar në shoqërinë tonë dhe ne nuk kërkojmë llogari, por asnjë njeri nuk ndryshon nëse ne nuk kërkojmë llogari dhe t’i bësh edhe një presion, qoftë edhe të tipit moral. Por edhe personi tjetër duhet të kuptojë që është në shkelje të ligjit dhe në qoftë se kjo çështje do të bjerë në këmbënguljen e një komshiu që do ta ndjekë këtë, nuk do ta ketë kaq të lehtë personi që shkakton dhe prish qetësinë në ambientet e banimit./tvklan.al