Jep dorëheqjen nga detyra si drejtori i burgut të Peqinit, Florenc Doka.
Vendimi është bërë publik sot, ndërkohë që ende nuk janë sqaruar arsyet e largimit të tij, si drejtues i Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEVP) në Peqin.
Bëhet me dije se Doka i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Maja.
Florenc Doka kishte një eksperiencë disa-vjeçare në sistemin penitenciar dhe gjatë kohës së drejtimit të IEVP Peqin ka qenë i angazhuar në implementimin e disa masave reformuese në këtë institucion.
Aktualisht nuk është bërë ende e ditur se kush do ta zëvendësojë atë në këtë post, ndërsa Ministria e Drejtësisë pritet të bëjë një emërim të ri në ditët në vijim.