Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE-ja propozon t’i kthejë më shpejt në Kosovë:Çka thonë të dhënat për azilkërkuesit?

2025/04/22 at 7:01 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE-ja propozon t’i kthejë më shpejt në Kosovë:Çka thonë të dhënat për azilkërkuesit?

Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm. Tani, një propozim i Komisionit Evropian mund të bëjë që ata të detyrohen të kthehen në Kosovë.

Kjo pasi që Komisioni Evropian ka propozuar që për azilkërkuesit nga Kosova dhe gjashtë vende të tjera të përshpejtohen procedurat për kthimin e tyre në vendlindje, sepse i cilëson ato si vende të sigurta.

Tani i mbetet Parlamentit dhe Këshillit Evropian ta aprovojnë këtë propozim ose jo për shtatë vendet – Kosovën, Bangladeshin, Kolumbinë, Marokun, Tunizinë, Egjiptin dhe Indinë – nga të cilat vitin e kaluar aplikuan gjithsej 200 mijë njerëz për azil.

Pikërisht vitin e kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova u rrit dukshëm në krahasim me vitet paraprake.

Çfarë ndikoi në këtë rritje?

Nga 1 janari i vitit 2024, pas shumë viteve pritje, kosovarët kanë mundur të udhëtojnë nëpër 29 vendet anëtarë të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtarë të BE-së, pa pasur nevojë për vizë.

Ky liberalizim i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Parimisht, udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera. Por, qysh para liberalizimit, organizata të shumta kishin paralajmëruar se liberalizimi i vizave mund të përkeqësojë trendin e migrimit nga Kosova.

Dhe, të dhënat e zyrës së statistikave të BE-së (Eurostat) tregojnë se pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur.

Njëjtë si në vitet paraprake, Franca mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndjekur pas nga Gjermania.

Edhe Gjermaninë e kanë synuar shumë kosovarë në vitet e fundit për shkak të procedurave të lehtësuara për punësim. Por, pasi procedurat për marrjen e vizës së punës janë lehtësuar, në kërkesat për azil nuk përfshihen këta persona dhe numri është më i vogël.

Në mesin e azilkërkuesve nga Kosova në BE, më së shumti ka të rinj nën moshën 18-vjeçare dhe burra. Megjithatë, në vitet e fundit, dallimi në numrin e azilkërkuesve gra dhe burra është zvogëluar.

Pas liberalizimit të vizave, është rritur edhe numri i kosovarëve që detyrohen të kthehen në Kosovë, si pjesë e marrëveshjeve për ripranimin e qytetarëve që u refuzohen kërkesat për azil apo kapen duke qëndruar ilegalisht.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë kthyer gati sa gjysma e të gjithë të ripranuarve gjatë vitit 2023, pra para liberalizimit.

Shumica e tyre kthehen nga vende të Bashkimit Evropian.

Cilat mund të jenë pasojat?

Përveç përfshirjes në listën e vendeve ku BE-ja synon t’i kthejë në procedurë të përshpejtuar azilkërkuesit, trendi i aplikimeve më të mëdha rrezikon edhe marrëveshjen për liberalizimin e vizave.

Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave. Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime.

Janë katër skenarë ku Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt.

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%.

Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.

Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra të rënda penale.

Deri më tani, BE-ja nuk ka shprehur shqetësim për rritje të migrimit apo kërkesave për azil nga Kosova, e as organizatat që përfaqësojnë bizneset nga Kosova nuk kanë shprehur shqetësim se punëtorët po ikin në mënyrë masive.

Megjithatë, këtë vit BE-ja është duke e shqyrtuar mundësinë që ky mekanizëm të ashpërsohet në atë mënyrë që të jetë më e lehtë për ta kthyer regjimin e vizave për 61 vende, ku përfshihet edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./rel

Ju sugjerojmë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
Bota

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

23 Korrik, 2025 10:30 pm
Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
Aktualitet

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

23 Korrik, 2025 10:17 pm
Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

23 Korrik, 2025 10:11 pm
Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë
Aktualitet

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

23 Korrik, 2025 9:55 pm
Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA
Bota

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA

23 Korrik, 2025 9:39 pm
Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
Aktualitet

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

23 Korrik, 2025 9:15 pm
Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare
Bota

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

23 Korrik, 2025 9:08 pm
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi
Bota

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

23 Korrik, 2025 8:44 pm
Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
Aktualitet

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

23 Korrik, 2025 8:35 pm
Para
Kina ekzekuton burrin që vrau me thikë një fëmijë japonez

Kina ekzekuton burrin që vrau me thikë një fëmijë japonez

Mbetën të bllokuar te “Shpella e Pëllumbasit”, policia shpëton katër turistët çek

Mbetën të bllokuar te “Shpella e Pëllumbasit”, policia shpëton katër turistët çek

Ilir Vrenozi flet në takimin e Berishës në Korçë: U mundua të më blinte i gjati…

Ilir Vrenozi flet në takimin e Berishës në Korçë: U mundua të më blinte i gjati...

TE FUNDIT

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
23 Korrik, 2025

Një studim i ri nga University of Nottingham ka zbuluar se pandemia e Covid-19 ka përshpejtuar shëndetin e trurit njerëzor,...

Lexo më shumë

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
23 Korrik, 2025

Më shumë se 70 ligjvënës izraelitë kanë miratuar një rezolutë më 23 korrik, përmes së cilës i bëhet thirrje Qeverisë...

Lexo më shumë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
23 Korrik, 2025

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një draft ku përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për banesat. Ato...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
23 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme një rast të ndërhyrjes së institucioneve për lirimin e hapësirave të zaptuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com