Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se kontrolli i medikamenteve dhe sigurisë ushqimore është në kthetrat e mafies.
Berisha tha se Shqipëria ka specialistë shumë të mirë, por ata janë të skajuar dhe gjithçka përcaktohet nga mafia.
Sipas tij, edhe pse thuhet se po ecim drejt BE, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard të BE.
“Shqipëria ka sigurinë juridike, e kanë zhdukur për sa kohë që qytetari pret 15 vite për një proces gjyqësor, nuk ka më siguri juridike dhe nuk funksionon dot si shtet ligjor.
Shqipëria, të lidhur direkt me shëndetin e njerëzve, ka sigurinë ushqimore, ka sigurinë e medikamenteve dhe këto që kur kontrolli është në kthetrat e mafies, urdhëro, laboratorit shtetëror, ministri ia merr kompetencat dhe ia jep një laboratori privat në shembullin e atyre PPP-ve të shëndetësisë për të ndarë paratë me të.
Shqipëria ka specialistë shumë të mirë, por ata janë të skajuar dhe e vërteta është që gjithçka përcaktohet nga mafia.
Ne themi se po ecim drejt BE. Asnjë standard të BE nuk plotësojmë ne.
Në qoftë se ulet specialisti dhe i merr një më një standardet e fushës së tij në Shqipëri dhe krahasuar me BE, u garantoj se nuk ekziston më asnjë krahasim, në një kohë kur ato duhet të jenë kushtet më pozitive për qytetarët shqiptarë në mënyrë që të afrohen me qytetarët europianë”, tha Berisha.