Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia, “caku” kryesor i fushatës ruse për dezinformim në Ballkanin Perëndimor

2025/04/19 at 9:08 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Serbia, “caku” kryesor i fushatës ruse për dezinformim në Ballkanin Perëndimor

Serbia, sipas një hulumtimi të Qendrës për Informim, Demokraci dhe Qytetari (CIDC) e Universitetit Amerikan në Bullgari, është caku kryesor i fushatës së dezinformimit rus, në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.


“Përqendrimi i dezinformatave në Serbi është 6.3 herë më i lartë se mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian”, shpjegojnë për Radion Evropa e Lirë autorët e hulumtimit, Jacob Udo-Udo Jacob dhe Georgi Angelov.

Qendra për Informim, Demokraci dhe Qytetari e Universitetit Amerikan në Bullgari, nga dhjetori i vitit 2024 deri në mars të vitit 2025, ka analizuar mbi 640 mijë artikuj të publikuar në faqet e rrjetit “Pravda” në 45 shtete.

Sipas kësaj qendre, ky rrjet shërben për përhapjen e dezinformatave të lidhura me Rusinë.

Duke u bazuar në numrin e artikujve të publikuar për kokë banori, Serbia renditet e katërta ndër të gjitha shtetet e përfshira në hulumtim, pas Moldavisë, Letonisë dhe Estonisë. Pas Serbisë janë Armenia, Gjeorgjia, Sllovakia, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Portugalia, Hungaria, Greqia dhe Ukraina.

“Serbia është e cenueshme dhe cak i dezinformatave për disa arsye. Këtu përfshihen lidhjet historike me Rusinë, kontradiktat e thella të brendshme dhe problemet me lirinë dhe kontrollin e mediave”, shpjegon bashkëautori i hulumtimit, Georgi Angelov në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Jacob Udo-Udo Jacob thekson se një nga arsyet është mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

“Serbia është mikpritëse e një pranie të fortë mediatike pro-Kremlinit, ka shtyrë integrimin në Bashkimin Evropian dhe ndikon gjeopolitikisht në Kosovë”, vlerëson ai.

Duke analizuar 643.600 artikuj të publikuar në faqet e rrjetit “Pravda” në 45 vende nga dhjetori i vitit 2024 deri në mars të këtij viti, Qendra ka konstatuar se mbi gjysma (52 për qind) e përmbajtjes është drejtuar ndaj ish-republikave sovjetike dhe vendeve të Ballkanit.

Mediat ruse të sanksionuara në BE, të mirëpritura në Serbi

Në Serbi, e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, mediat ruse që publikojnë në gjuhën serbe veprojnë pa pengesa.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, në vitin 2015 u hap redaksia e “Sputnik” në Serbi. Ky medium funksionon nën agjencinë ndërkombëtare të lajmeve “Rossiya Segodnya”, e financuar nga shteti rus.

Serbia është edhe i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor ku operon edhe televizioni shtetëror rus RT (ish-Russia Today), i themeluar në nëntor të vitit 2022, tetë muaj pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

RT, një media nën kontrollin e Kremlinit e financuar nga buxheti shtetëror, është ndaluar në Bashkimin Evropian që nga marsi i vitit 2022.

Është cilësuar si një kanal kyç për përhapjen e propagandës ruse dhe është subjekt i një pakete të gjerë sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Sever: “Evropa po e kthen kokën” nga ajo që po ndodh në Serbi

Maja Sever, presidente e Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), në një deklaratë për REL-in e ka përshkruar “vërshimin e dezinformatave dhe presioneve” në Serbi si “tronditës”.

“Rusët kanë interesat e tyre dhe për këtë arsye, duket qartë se kanë investuar burime dhe energji për përhapjen e dezinformatave në Serbi. E vetmja përgjigje është gazetaria e lirë dhe profesionale”, theksom ajo.

Sever thekson se në lidhje me përhapjen e dezinformatave ruse në Serbi, por edhe me presionin ndaj mediave të lira e të pavarura, “mungon krejtësisht” një reagim më vendimtar nga Bashkimi Evropian, me të cilin Serbia ka filluar negociatat e anëtarësimit që në vitin 2014.

Ajo tregon se javën e kaluar, gjatë një aktiviteti të Misionit për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias në Serbi, bashkë me kolegë nga organizata të tjera ndërkombëtare, i ka përcjellë përfaqësuesit të Delegacionit të BE-së në Beograd mesazhin se mungesa e reagimit nga BE “është e papranueshme”.

“Mesazhi ynë kryesor gjatë vizitës treditore, si publikisht ashtu edhe në takime, ishte se Evropa po e kthen kokën dhe po bën sikur nuk sheh çfarë po ndodh këtu, dhe kjo nuk guxon të ndodhë”, thotë Sever për REL.

Ajo shton se në kuadër të misionit, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e BE-së në Beograd që BE-ja të ngrijë negociatat me Serbinë për kapitullin 23, që lidhet me të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare dhe të mediave.

Serbia prej vitesh ka shënuar rënie në aspektin e lirisë së shprehjes dhe mediave, për çka kanë paralajmëruar edhe organizata të shumta ndërkombëtare, si Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Amnesty International.

Përmirësimi i lirisë së mediave në Serbi është një nga rekomandimet e fundit në raportin e Komisionit Evropian për progresin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së.

Çfarë është rrjeti “Pravda”?

Sipas hulumtimit, rrjeti “Pravda” u shfaq pasi mediat shtetërore ruse Russia Today dhe Sputnik u ndaluan në BE pas pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Deri në fillim të vitit 2025, ishte shndërruar në një “ekosistem global të dezinformimit” që përbëhej nga rreth 190 faqe në 83 vende, duke përhapur propagandën ruse në dhjetëra gjuhë.

“Pravda është nyja lidhëse e disa rrjeteve të përhapjes së dezinformatave të lidhura me shtetin rus. Këto rrjete përhapin narrativë që nxisin ndjenja antievropiane dhe antiperëndimore”, thotë Georgi Angelov.

Ai shton se përmes rrjetit Pravda rriten tensionet sociale dhe etnike në rajonet e synuara, dhe se anëtarësimi në BE dhe NATO do të jetë i mundur vetëm për vendet që nuk kanë konflikte të hapura apo probleme të pazgjidhura me fqinjët.

Reformat demokratike janë gjithashtu ndër kushtet kryesore për integrimin euroatlantik.

Rëndësia e Radios Evropa e Lirë

Jacob dhe Angelov, në hulumtimin e tyre, theksojnë edhe rëndësinë e Radios Evropa e Lirë si “zëri kryesor i demokracisë në rajon” dhe si “kundërpeshë thelbësore” ndaj propagandës ruse, duke e cilësuar vendimin e administratës amerikane për të ndalur financimin e REL-it si “gabim strategjik” në një moment kur Kremlini po shton fushatën e dezinformimit.

Georgi Angelov, që gjatë 20 vjetëve të përvojës së tij në gazetari ka punuar edhe për REL, e cilëson këtë media si “burimin e vetëm të informacionit të besueshëm në shumë rajone”.

“Zbrazëtia që do të krijohej me mbylljen e REL-it do të mbushej me dezinformata, dhe ‘Pravda’ është e gatshme për këtë. Kjo do të dobësonte më tej demokracinë në vendet ku operojnë gazetarët e REL-it”, vlerëson ai.

Me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar më 15 mars nga presidenti amerikan Donald Trump, është reduktuar fushëveprimi i Agjencisë Amerikane për Mediat Globale (USAGM), organi që mbikëqyr REL-in.

Sipas Jacob, kjo vendim “dobëson gazetarinë e pavarur në ekosistemet mediatike të brishta dhe krijon një vakum që mund të shfrytëzohet lehtësisht nga mediat shtetërore ruse”.

“Pa REL-in, narrativët rusë përballen me pak rezistencë të besueshme, çka po ashtu dëmton fuqinë e butë të SHBA-së dhe mesazhet demokratike”, përfundon Jacob.

Disa orë pas nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv nga Trumpi, USAGM njoftoi se ka ndërprerë financimin që Kongresi kishte ndarë për REL-in për vitin buxhetor 2025.

REL e cilëson këtë vendim të paligjshëm dhe ka paditur USAGM-in në një gjykatë në Shtetet e Bashkuara./ REL



Ju sugjerojmë

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
Bota

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 Shtator, 2025 12:53 pm
Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
Bota

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025 12:31 pm
Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

19 Shtator, 2025 10:00 am
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

19 Shtator, 2025 9:14 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

19 Shtator, 2025 8:06 am
Para
Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA-ja

“Nuk kemi besim tek Rusia!”/ Zelensky reagon pas armëpushimit të Pashkëve të shpallur nga Putin: Sulmet ruse nuk kanë ndalur akoma

Granit Xhaka kërkohet nga Galatasaray

Granit Xhaka kërkohet nga Galatasaray

Shqiptari kapet me 40 kg kokainë dhe mijëra Euro me vete

Shqiptari kapet me 40 kg kokainë dhe mijëra Euro me vete
















TE FUNDIT

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
19 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin bazën ajrore të Bagramnit në Afganistan. Presidenti Donald Trump pohoi se një hap...

Lexo më shumë

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
19 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe famlija e tij që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë fitojnë miliarda...

Lexo më shumë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
19 Shtator, 2025

Incidentet e një dite më parë në sallën e Kuvendit, teksa kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisë iu ka...

Lexo më shumë

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
19 Shtator, 2025

Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com