Partizani pësoi një humbje surprizuese në transfertë ndaj Bylisit. Të kuqtë e kryeqytetit u mposhtën minimalisht në Ballsh, pas një goli të shënuar nga Përndreca.
Kjo humbje, i kushton Partizanit vendin e katërt, që tashmë mbahet nga Elbasani. Dy ekipet ndodhen në kuotën e 50 pikëve dhe në javën e fundit do të përballen mes tyre, ku do të përcaktohet edhe ekipi që do të marrë pjesë në “Final Four”.
Sa i përket Bylisit, skuadra ballshiote mban vendin e shtatë me 39 pikë, 1 më shumë se Skënderbeu, me të cilët përballet në javën e fundit.
Në sfidën tjetër, Elbasani barazoi 1-1 me Vllazninë në shtëpi. Shkodranët mbajnë vendin e dytë me 56 pikë.