Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Egli Progës, shkon në 5 numri i të arrestuarve

2025/04/19 at 2:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Egli Progës, shkon në 5 numri i të arrestuarve

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” Andi Shkulakun, i arrestuar 3 ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Korçës.

Ai akuzohet për moskallëzim krimi lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 10 Gusht të 2024, ku mbeti viktimë Egli Proga.

Sipas hetuesve, ai ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes ku u dhunua për vdekje Egli Proga, por u largua pa dhënë dëshmi për policinë.

Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës janë Denis Meçe, Leonidha Guçe, Voltan Shkullaku, Arjan Manellari dhe Andi Shkullaku.

“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh., i dyshuar për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Deklarime të rreme para oficerit të policisë gjyqësore’ parashikuar nga neni 300 dhe 305/b i Kodit Penal, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10.08.2024 ku shtetasi E.P. humbi jetën si pasojë e goditjeve të marra.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1466, të datës 12.08.2024, regjistruar për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ ndaj shtetasit në hetim D.M., të dhëna të reja kanë dalë në dritë pas rrëfimit të të pandehurit dhe ballafaqimit të të akuzuarve të përfshirë në këtë ngjarje. Nga hetimet, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, arriti të zbulojë se viktima, shtetasi E.P., është goditur dhunshëm jo vetëm nga shtetasi D.M., por edhe nga shtetasi L.G. i cili ka qenë i pranishëm në të njëjtin lokal në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Për rrjedhojë, ky shtetas, aktualisht me masë sigurie ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Deklarime të rreme para oficerit të policisë gjyqësore’, tashmë është nën hetim për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal.

Në analizë të akteve të administruara në këtë procedim penal, rezultoi se arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Sh., u bë në përputhje me kriteret ligjore, pasi duke qenë në cilësinë e dëshmitarit okular të ngjarjes së datës 10.08.2024, ku ka mbetur i vdekur viktima shtetasi E. P., ai me dashje dhe me qëllim ka mbuluar një prej autorëve të kësaj ngjarje, e më konkretisht shtetasit L. G. me të cilin kishte marrëdhënie të ngushta shoqërore.

Ky shtetas, jo vetëm që nuk ka kallëzuar krimin e ndodhur, por ka dhënë deklarime të rreme para oficerit të policisë gjyqësore, duke mohuar në mënyrë kategorike se ndaj viktimës ishin kryer veprime të dhunshme në brendësi të lokalit “Stropcka”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ju sugjerojmë

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe
Aktualitet

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe

1 Korrik, 2025 7:26 pm
Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi
Bota

Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi

1 Korrik, 2025 7:14 pm
Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci
Aktualitet

Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

1 Korrik, 2025 6:57 pm
Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”
Life Style

Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”

1 Korrik, 2025 6:43 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan

1 Korrik, 2025 6:17 pm
Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…
Bota

Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…

1 Korrik, 2025 6:04 pm
Kush e shpiku ruletën ruse?
Life Style

Kush e shpiku ruletën ruse?

1 Korrik, 2025 5:57 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Trafikonin drogë nga Amerika Latine në Zvicër, shqiptarët drejtonin grupin

1 Korrik, 2025 5:53 pm
Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025
Sport

Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025

1 Korrik, 2025 5:26 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

“Thyhet” armëpushimi me Musk/Trump: DOGE është një përbindësh që mund ta hajë Elonin

1 Korrik, 2025 5:08 pm
Para
Gazifikimi i Korçës, Rama me delegacionin nga Azerbajxhani: Projekti përfundon brenda 2026-ës

Gazifikimi i Korçës, Rama me delegacionin nga Azerbajxhani: Projekti përfundon brenda 2026-ës

Foto/ Gazetari denoncon: Një 15-vjeçar nga Shkodra u rrëmbye në Suedi nga 5 persona, në mesin e tyre edhe një shqiptar nga Prizreni!

Foto/ Gazetari denoncon: Një 15-vjeçar nga Shkodra u rrëmbye në Suedi nga 5 persona, në mesin e tyre edhe një shqiptar nga Prizreni!

Shembet një masiv gurësh në minierë, humb jetën 48-vjeçari në Bulqizë

Shembet një masiv gurësh në minierë, humb jetën 48-vjeçari në Bulqizë

TE FUNDIT

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe
1 Korrik, 2025

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi nga kjo...

Lexo më shumë

Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi

Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi
1 Korrik, 2025

Republikanët e Senatit miratuan me një diferencë të ngushtë paketën e shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump...

Lexo më shumë

Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci
1 Korrik, 2025

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump ka postuar një fotoalbum me disa prej momenteve të muajit qershor. Pjesë...

Lexo më shumë

Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”

Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”
1 Korrik, 2025

Europa Jugore është përfshirë nga vala e parë ekstreme e të nxehtit për këtë verë, me temperatura që arrijnë deri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com