Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tapizë të Krujës.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesja e njërit prej mjeteve, konkretisht 69-vjeçarja L.M.
“Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al