Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abdixhiku: LDK-ja do të shkojë në Kuvend të enjten për seancën konstituive

2025/04/16 at 3:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Abdixhiku: LDK-ja do të shkojë në Kuvend të enjten për seancën konstituive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se deputetët e partisë së tij do të shkojnë në Kuvend të enjten, më 17 prill, për vazhdimin e seancës konstituive.

Seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, u ndërpre pas afër 2 orësh punime të martën, pasi deputetët nuk e miratuan raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës thekson se në rast se seanca për konstituimin e legjislativit ndërpritet, ndërprerjet “nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”.

“Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezentë në seancën që duhet të ndodhë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Deputetët e LDK-së, së bashku me ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të japin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betohen si deputetë të përbërjes së re parlamentare.

Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka argumentuar se Qeveria aktuale është e dorëhequr apo në detyrë, për shkak se e ka përmbyllur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar më 23 mars.

Ai më 15 prill po ashtu i dërgoi një letër Kuvendit, duke e njoftuar për dorëheqjen nga posti ekzekutiv, me qëllim që të mund të betohet si deputet. Por, PDK, LDK dhe AAK thanë se Kurti dhe anëtarët e tjerë të ekzekutivit duhet të ofrojnë dorëheqje formale.

“LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë”, tha Abdixhiku, duke përsëritur kërkesën e tij drejtuar anëtarëve të Qeverisë që të japin dorëheqje.

“Ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se ekzekutivi është në detyrë deri në zgjedhjen e një qeverie të re. Ai tha se ligjet dhe Kushtetuta ia mundësojnë Qeverisë të vazhdojë detyrën, por me kompetenca të kufizuara.

Kërkesën drejtuar për dorëheqje, Kurti e konsideroi së “të pamatur” dhe tha se rrezikon krijimin e një vakumi institucional.

Kurti po ashtu tha se është partia e tij, si fituese e zgjedhjeve është e interesuar që sa më shpejt të formojë institucionet e reja.

LVV-ja më herët është deklaruar kundër një bashkëpunimi me një nga partitë shqiptare, por së voni e ka pranuar se nuk mund ta bëjë Qeverinë vetëm me pakicat joserbe.

Partitë e mëdha shqiptare janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në, por Nisma Socialdemokrate – që ka fituar tre deputetë – nuk ka vendosur vija të kuqe për asnjë parti, ndonëse ka thënë se ende nuk ka një marrëveshje me partinë e Kurtit./REL

Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Para
Dropull/ Gjenden 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në një shtëpi të pabanuar, do të dërgohen për ekspertim

Dropull/ Gjenden 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në një shtëpi të pabanuar, do të dërgohen për ekspertim

Aksidenti para Ministrisë së Jashtme/ Ministri Hasani: Kolegu ynë ndodhet jashtë rrezikut për jetën!

Aksidenti para Ministrisë së Jashtme/ Ministri Hasani: Kolegu ynë ndodhet jashtë rrezikut për jetën!

30% më shumë vizitorë në struktura akomoduese në Shkurt

30% më shumë vizitorë në struktura akomoduese në Shkurt

TE FUNDIT

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com