Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me ironitë ndaj drejtuesit të fushatës së PD-së, Chris LaCivita.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka publikuar një foto montazh, teksa në një kullë me dy “penxhere” siç i quan ai, duket në njërën LaCivita dhe në tjetrën një buf.
Ai thotë se “Latifi” siç e quan Rama LaCivitan, mbeti në penxhere për të marrë lekët e “bufit”, në këtë rast kreut të PD, Sali Berishës.
“VOTO 5
se mbeti edhe Latifi i shkretë në penxhere për të marrë gjithë ato lekët e Bufit dhe për të ikur nga sytë këmbët më 11 maj”, shkruan Rama.