Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët e Cërrikut.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur për “Paketën e Maleve”, e cila sipas tij do mundësojë që shtetasit të investojnë në prona dhe më pas të zotërojnë një dëshmi nga Këshilli Bashkiak.
Rama sqaroi se popunohet që të mundësohet lëshimi i dëshmisë së deklarimit nga Këshili Bashkiak që kjo tokë e punuar i përket këtij shtetasi, e nuk do krijohen konflikte me shtetas të tjerë për pronësinë, pasi gjithçka do jetë e deklaruar në shtet.
“Paketa e Maleve, ku ne kemi bërë hap të rëndësishëm sa i përket pronësisë. Duke u dhënë mundësinë të gjithë ata që kanë prona por s’kanë dokumente, e në ato territore nuk e kanë pranuar ligjin 701, e ndërkohë ligji i ri kërkon shumë për t’u zbatuar, se nënkupton që gjithë kufitarët duhet të pranojnë që kjo është prona jote , e ka nga ata kufitarë që nuk përgjigjen. Do japim mundësinë gjithë atyre që investojnë në këto toka, me një dëshmi nga Këshilli Bashkiak, të hyni në marrëdhënie me shtetin, ta paguajnë 1 euro vetëm, të bëjnë investimet e tyre, e në momentin që bëjnë investimin, ta regjistrojnë si tokën e tyre.
Të njëjtën koncept tek toka e punuar. Ju keni certifikatën e përdorimit, e keni si fermerë por jo në hipotekë, ndërkohë toka juaj prodhon në mënyrë të vazhdueshme. Po punojmë që të njëjtën gjë të bëjmë për këtë pjesë, që Këshilli Bashkiak të japë dëshminë që kjo tokë po punohet, e që i përket filanit. Pra, nuk ka konflikte”, tha Rama.