Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse njerëzit ndihen në faj edhe kur gjërat shkojnë mirë

2025/04/10 at 6:31 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse njerëzit ndihen në faj edhe kur gjërat shkojnë mirë

Gjendesh në një situatë ku duhet të festosh, por ndjen se nuk e ke merituar plotësisht atë çfarë ke arritur. Në këtë konkluzion shpesh dalim kur përjetojmë emocione të ndryshme në situata të cilat ndikojnë menjëherë në gjendjen emocionale, aq sa suksesin dhe dështimin mund t’i ndajë një fije fare e vogël.


Të tilla emocione na befasojnë, duke bërë që herë pas here të krijojmë konfuzione nëse gjërat po shkojnë ose jo siç duhet.

Kjo situatë e sikletshme, mund të gjejë zbatim dhe në çastet kur ia kemi dalë të arrijmë një sukses, por thellë brenda vetes gjykojmë se s’kemi bërë mjaftueshëm duke fajësuar veten për këtë mungesë shpirtërore.

Pse ndihemi fajtorë, kur në fakt duhet të gëzojmë?

Psyschcentral argumenton se një faktor i tillë emocional lidhet ngushtësisht me pritshmëritë e brendshme, ndryshe e quajtur ego. Është kjo ndjesi që reflekton tek ne, duke hamendësuar se në njëfarë mënyre diçka nuk shkon ose nuk kemi arritur të përmbushim pritshmëritë në sasinë e planifikuar.

Me fjalë të tjera, kur vetëkritika hyn në lojë, ndjesia e vetëpërmbushjes bëhet më e komplikuar pasi kërkojmë vazhdimisht të nxisim veten drejt më të mirës.

Komplesi i fajësisë dhe vetëvlerësimi

Jemi në qiellin e shtatë dhe befas kuptojmë se diçka na mungon, duke minuar “festën e përkohshme”.

Një tjetër aspekt që psikologët mendojnë se lidhet ngushtë me këtë ndjesi, është dhe fakti se në krahasim me persona të tjerë që nuk kanë përjetuar të njëjtat ndjesi si ne, mund të reflektojë në gjendjen emocionale duke u ndjerë “fajtorë”.

“Ndihem keq se jeta ime po shkon kaq mirë ndërkohë që të tjerët po luftojnë akoma”, janë mendime që përcillen vazhdimisht.

Roli i ankthit dhe mendimet e tepërta

Është ndjesi e çuditshme, por shpesh faji mund të ngatërrohet me përjetimin e ankthit. Gjithçka nis me dilemat të cilat na mundojnë gjatë gjithë kohës për atë çfarë kemi arritur me sukses.

Kjo sipas një studimi në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë, mendimet e tepërta shkaktojnë ngarkesë emocionale, përfshi këtu dhe ndjeshmërinë ndaj të qenit fajtor edhe kur rrethanat në të cilat ndodhesh janë vërtetë të favorshme.

Praktika e mirënjohjes

Mund ta quani virtytin më të mirë njerëzor, por shpesh mund t’u kthehet njerëzve dhe si një qortim.

“Ji mirënjohës që e ke, sepse të tjerët janë në një situatë më të keqe se ty”, janë fjalë që shpesh dëgjojmë. Megjithatë, psikologët janë të mendimit se mirënjohja mund të funksionojë akoma më mirë në këtë mënyrë.

Thoni kështu: “Jam mirënjohës për atë që kam dhe e pranoj se kjo s’më bën as më të mirë dhe as më të keq se të tjerët”.

Produktiviteti

Jeta po shkon vërtet mirë, por ndjeni njëfarë ndjesie shtytëse që ju nxit të kërkoni më shumë nga vetja e të bëni më shumë.

Në vend që të pushoni pasi keni arritur diçka në jetë, çfarëdo qoftë, ju sërish ngurroni që të merrni një ditë ‘të merituar’ pushimi dhe filloni për planet e radhës, sidomos për të zgjidhur të tjera probleme që kanë mbetur në pritje.

Jeni më të dhembshur

Fakti që mund të jeni empatikë si natyrë mund të ndihmojë shumë që të ‘kujdeseni’ dhe për të tjerët, edhe nëse në anën tuaj gjërat po shkojnë vërtetë mirë, duke treguar një anë tjetër të mirë njerëzore tuajën.

Psikologët e quajnë “dhembshuri” me idenë se përpjekjet për të ndihmuar dikë të dalë nga vështirësitë që po kalon, nuk e “prek” lumturinë tonë.

Ata mendojnë se lumturia është koncept i pacënueshëm dhe këto ndjeshmëri bashkëjetojnë mes individësh, aq sa lumturia e dikujt s’mund të ulë vlerën e dikujt tjetër.



Ju sugjerojmë

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton
Aktualitet

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

23 Korrik, 2025 5:43 pm
Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme
Rajoni

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme

23 Korrik, 2025 5:30 pm
Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda

23 Korrik, 2025 5:16 pm
“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”
Aktualitet

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”

23 Korrik, 2025 5:07 pm
KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…
Politikë

KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…

23 Korrik, 2025 4:51 pm
Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
Bota

Britania sanksionon dhjetëra persona, përfshirë një shqiptar

23 Korrik, 2025 4:35 pm
Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…
Kryesore

Hapja e grupkapitullit të 5-të për integrimin, reagon Spiropali: Kuvendi do të…

23 Korrik, 2025 4:27 pm
Euro-ja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane
Aktualitet

Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë. Ekspertët zbulojnë shkaqet

23 Korrik, 2025 4:15 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

23 Korrik, 2025 3:27 pm
BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
Aktualitet

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet

23 Korrik, 2025 2:57 pm
Para
Kosovë/ A është vonë për bisedime për Qeverinë e re?

Kosovë/ A është vonë për bisedime për Qeverinë e re?

SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%

SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%

“SHBA e paparashikueshme”, BE dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në negociata për marrëveshje të tregtisë së lirë

"SHBA e paparashikueshme", BE dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në negociata për marrëveshje të tregtisë së lirë
















TE FUNDIT

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton
23 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtore Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera dhe...

Lexo më shumë

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme
23 Korrik, 2025

Instituti Demokratik i Kosovës tha se pavarësisht se e vlerëson veprimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të kërkuar...

Lexo më shumë

Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda

Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda
23 Korrik, 2025

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ndodhi mesditën e së mërkurës në zonën midis Kretës dhe Antiquityra...

Lexo më shumë

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”
23 Korrik, 2025

Shqipëria, një vend ballkanik jashtëzakonisht piktoresk, si Kroacia, nuk është vetëm një destinacion bregdetar, por edhe një trashëgimi e rëndësishme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com