Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po mbrojnë Suel Çelën”, Policia e Shtetit i përgjigjet Këlliçit: Akuza për të përbaltur punën tonë, jemi institucion i besueshëm

2025/04/10 at 5:53 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po mbrojnë Suel Çelën”, Policia e Shtetit i përgjigjet Këlliçit: Akuza për të përbaltur punën tonë, jemi institucion i besueshëm

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar Policinë e Shtetit se nuk zbaton ligjin.


Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi thotë se Policia ka refuzuar të ushtrojë kontrolle në tregun e Elbasanit, që përdoret nga bandat për aktivitete të paligjshme.

“Sot policia e Prodës nuk ka zbatuar detyrën si institucion i shtetit, por urdhrin e kreut të narko-qeverisë, Edi Rama. Narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS në rajon, grupit të Suel Çelës. Ky është një veprim jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe dëshmi e dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Rama e shtyn dhe e frymëzon SPAK kur ka nevojë, dhe i vihet kundra, e poshtëron kur i prek interesat. Ky është standardi i tij me drejtësinë dhe Europën. Më shumë se kaq, kjo është përpjekje e hapur e Edi Ramës, që me anë të bandave të kontrollojë e vjedhë dhe këto zgjedhje. I alarmuar nga qëndrimi i Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian në takimet me liderin e opozitës Sali Berisha, Edi Rama po ruan të paprekur infrastrukturën kriminale të grabitjes së zgjedhjeve. Partia Demokratike u bën thirrje aleatëve ndërkombëtarë të reagojnë për këtë faqe të errët ne librin e zi të rekordeve të Ramës dhe qeverisë së tij. Rama, që ka banditët në krah, ka popullin kundër. Më 11 maj, të kthejmë shtetin në anë të qytetarit dhe të së drejtës dhe Ramën ta hedhim në koshin e plehrave të historisë!”-tha Këlliçi.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Policia e Shtetit, e cila thotë është indinjuar dhe se akuzat e PD kanë si qëllim të “përbaltin” punën e Policisë.

Sipas, Policisë së Shtetit akuzat e Këlliçit janë të sajuara, pasi ky institucion është vlerësuar si i besueshëm edhe nga institucionet e tjera ndërkombëtare.

“Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e cila vlerësohet përditë nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese më prestigjioze ndërkombëtare. Deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre. Policia e Shtetit, siç ka treguar besueshmëri e profesionalizëm, përkushtim e vendosmëri përkrah partnerëve në luftë kundër krimit, edhe me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit ka të njëjtin standard dhe marrëdhënie mjaft të mira në interes të zbatimit të ligjit. Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit. Këto sulme, duke tentuar të intimidojnë strukturat dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë vetëm një qëllim, të frenojnë revanshin e ligjit në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe të krijojnë krisje të besimit të qytetarëve te Policia, e cila është institucioni më i besuar nga qytetarët, bazuar kjo në anketimet e bëra nga organizatat ndërkombëtare që asistojnë punën e Policisë së Shtetit. Për Policinë e Shtetit, qytetari dhe ligji janë të shenjta, dhe këtë aleancë nuk do të mund ta cenojnë shpifjet nëpërmjet shkrimeve në rrjete sociale e portale apo deklaratat politike. Cilido punonjës policie që do të shkelë këtë aleancë dhe do të bëhet palë me paligjshmërinë, do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit, duke u përballur me drejtësinë dhe me largimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit. Garantojmë qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se Policia e Shtetit është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërisë së votës gjatë ditës së votimit”,-thotë Policia e Shtetit./Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

27 Shtator, 2025 8:14 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Para
Rama në Durrës takim me përfaqësues të turizmit: Shqipëria ka paga më të mira se sa Greqia!

Rama në Durrës takim me përfaqësues të turizmit: Shqipëria ka paga më të mira se sa Greqia!

Pse njerëzit ndihen në faj edhe kur gjërat shkojnë mirë

Pse njerëzit ndihen në faj edhe kur gjërat shkojnë mirë

Kosovë/ A është vonë për bisedime për Qeverinë e re?

Kosovë/ A është vonë për bisedime për Qeverinë e re?
















TE FUNDIT

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
27 Shtator, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku...

Lexo më shumë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
27 Shtator, 2025

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat...

Lexo më shumë

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com