Partia Socialiste do të hapë të shtunën në orën 12:00 fushatën zgjedhore të 11 Majit, në Sheshin Skënderbej.
Gjatë fjalës së tij në rubrikën Sy m’Sy, kryeministri Edi Rama deklaroi se nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës.
Ai tha se ndryshe nga herët e tjera, kjo fushatë do të hapet me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë.
“Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 Majit.
Ndryshe nga herët e tjera ne do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Në këtë cikël takimesh ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat.
Por deri nesër le të vazhdojmë me ditën e sotme dhe me çastin e tanishëm dhe jam në dispozicion të përgjigjeve tuaja, stafi më ka përgatitur një sërë pyetjesh me kritika që vijnë nga fundi i kënetës“, tha Rama.