Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konjufca dyshon se Vetëvendosje mund ta bëjë qeverinë pa opozitën

2025/04/08 at 4:16 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Konjufca kritikon Borrell: Mezi prisni të punoni me qeverinë pro-ruse të Serbisë, e Kosovës s’ia hiqni masat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk beson se formimi i qeverisë së re është i mundur pa përfshirjen e partive opozitare në koalicionin qeverisës.


Konjufca tha se Vetëvendosje ka pasur synim që në zgjedhjet e 9 shkurtit të fitonte 500 mijë vota, në mënyrë që të drejtojë e vetme qeverinë e ardhshme.

Por, sipas tij, rezultati zgjedhor ka treguar se një gjë e tillë nuk është e mundshme.

“E kemi pasur qëllimin [t’i sigurojmë] 500 mijë vota. Nuk i kemi arritur ato. Tash është një skenar tjetër. Është skenari B”, deklaroi Konjufca.

Konjufca tha se aktualisht ekzistojnë dy skenarë: i pari, votimi i një qeverie deri në zgjedhjen e presidentit të ri; dhe i dyti, votimi i një qeverie të re afatgjatë.

Mandati pesëvjeçar i presidentes Vjosa Osmani përfundon në prill të vitit të ardhshëm.

I pyetur për ftesën për takim që kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, Konjufca tha se kjo ftesë “është rasti më normal” në një shoqëri demokratike. Një ftesë e tillë nuk u është dërguar partive të tjera opozitare.

Këto komente Konjufca i bëri pas një takimi me përfaqësuesit e partive politike, një javë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 15 prillin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Caktimi i seancës konstituive shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars.

PDK dhe LDK nuk japin qëndrim të prerë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, nuk dha një përgjigje të prerë nëse do të pranonin një ftesë për takim në rast se ajo do të vinte nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ismaili tha se në këtë fazë i takon fillimisht partisë së parë që të provojë funksionalizimin e institucioneve të reja. Në rast se ajo dështon, atëherë, sipas tij, Bedri Hamza mund t’i sigurojë votat e nevojshme .

“Ne kemi një pozicion jashtëzakonisht të qartë dhe një besim të madh, me një kandidat si [Bedri Hamza] që arrin ta krijojë një shumicë, nëse ka një paaftësi të partisë së parë për ta formuar qeverinë,” deklaroi Ismaili.

Ndërkohë, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se me Vetëvendosjen ekziston një hendek i madh, jo vetëm për shkak të dallimeve politike, por edhe për shkak të mënyrës se si Albin Kurti ka qeverisur vendin në katër vitet e fundit.

E pyetur nëse LDK-ja do ta pranojë ftesën për pjesëmarrje në takim me Kurtin, Kica-Xhelili tha se vendimin për këtë e merr vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Në takim, të pranishëm ishin edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa nga përfaqësuesit e partive të pakicave.

Çfarë parashihet më 15 prill?

Më 15 prill, deputetët e zgjedhur paraqiten në Kuvend. Seancën konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë. Deputetët e zgjedhur bëjnë betimin.

Pastaj, partia e parë propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe gjatë seancës zgjidhen edhe nënkryetarët.

Seanca përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, sipas Rregullores së Kuvendit.

Pas konstituimit të Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani duhet të mandatojë për krijimin e Qeverisë së re partinë e parë në zgjedhje, në këtë rast LVV-në.

Në Kushtetutë thuhet se mandatari më pas ka 15 ditë kohë që të paraqesë përbërjen e re të ekzekutivit para Kuvendit dhe të kërkojë 61 vota që ajo të votohet.

Sipas rezultateve, në përbërjen e re parlamentare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Lista Serbe nëntë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate tetë vende.

Në rast se partia e parë nuk arrin të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani ka afat që brenda dhjetë ditësh të emërojë një mandatar tjetër.

Ajo fton partitë në konsultime dhe është në diskrecionin e saj se kë e mandaton për të formuar ekzekutivin.

Mandatari i dytë, po ashtu i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Por, nëse Qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë.

Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, deklaroi ditë më parë se synon që qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, ta votojë gjatë seancës konstituive.

Megjithatë, deri më tani, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka njoftuar zyrtarisht se ka takuar partitë politike të pakicave.

Këto takime Kurti i zhvilloi në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re. Pas takimeve me përfaqësuesit e pakicave, ai akuzoi Serbinë se po tenton të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja”.

Sa u përket partive më të mëdha, deri më tani Kurti ka dërguar ftesë zyrtare për takim vetëm kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku./rel



Ju sugjerojmë

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari

6 Qershor, 2025 11:05 am
Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
Aktualitet

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

6 Qershor, 2025 10:53 am
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

6 Qershor, 2025 10:45 am
Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
Aktualitet

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

6 Qershor, 2025 10:39 am
160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
Aktualitet

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari

6 Qershor, 2025 10:33 am
Para
Gjykata cakton një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Kosovë

Gjykata cakton një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Kosovë

Zelensky: Qytetarë kinezë janë në mesin e forcave ruse dhe po luftojnë kundër Ukrainës

Zelensky: Qytetarë kinezë janë në mesin e forcave ruse dhe po luftojnë kundër Ukrainës

Tregtia me rajonin, Shqipëria bilanc pozitiv vetëm me Kosovën

Inflacioni shënon rënie, INSTAT: Në Mars arriti nivelin 2.1%
















TE FUNDIT

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 në...

Lexo më shumë

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
6 Qershor, 2025

Ministria e Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar në lidhje me debatet e fundit për restaurimin e burgut famëkeq të Spaçit....

Lexo më shumë

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
6 Qershor, 2025

Kurban Bajrami i këtij viti mbërriti me një frymë tjetër më të heshtur, më të përmbajtur, por ndoshta edhe më...

Lexo më shumë

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
6 Qershor, 2025

Një burrë është grabitur nën kërcënimin e armës në Prishtinë. Po situata nuk ka përfunduar me aq për personin që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com