Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Informova për torturën publike ndaj Ilir Metës”/ Berisha në Asamblenë e KiE: Paraqita fakte tronditëse, shteti është shkrirë me drogën dhe krimin!

2025/04/08 at 1:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Informova për torturën publike ndaj Ilir Metës”/ Berisha në Asamblenë e KiE: Paraqita fakte tronditëse, shteti është shkrirë me drogën dhe krimin!

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se në takimet në Strasburg ka paraqitur një historik të shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, me të cilat sipas tij u hodhën themelet e narkoshtetit.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për media, Berisha tha se një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kanë shprehur angazhimin e tyre për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Më tej ai ka folur për arrestimin e kreut të PL, Ilir Meta si dhe për gjendjen e burgjeve në Shqipëri.

“Unë informova audiencën e nderuar të parlamentarëve nga e gjithë Europa se Edi Rama arrestoi në vit elektoral, apo vuri në proces penal, tre liderët e partive kryesore opozitare dhe tre të tjerëve u mori mandatet, i mban në arrest shtëpie apo i mban në burg.

Një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje. Shqipëria tejkalonte Bjellorusinë e Lukashenkos dhe ngjiste diku me një vend si Tunizia apo më keq. Në këto takime bëra historikun e shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, me të cilat u hodhën themelet e narkoshtetit.

Hapjen e Shqipërisë ndaj kokainës. Shkrirjen në një sipërmarrje të përbashkët të shtetit me drogën dhe krimin. Vendimmarrjen në të gjitha nivelet të krimit të organizuar në Shqipëri. Këto ishin tezat kryesore që unë paraqita aty të faktuara me dokumente dhe që mund të them se ishin tronditëse për audiencën e nderuar. Natyrisht impakti, receptiviteti i kësaj ekspozeje ishte shumë pozitive.

Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, shprehën direkt angazhimin e tyre për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Pata një takim të veçantë në komitetin antitorturë. Ai është një komitet i vetëm i kësaj natyre, me lidhje të fuqishme me institucionet e tjera.

E informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe jo vetëm të burgjeve, për torturën që ushtrohet në komisariate, në qeli. Për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga.
Për gjobën e tmerrshme që paguajnë të burgosurit gjer në 2 mijë euro për të pasur kushtet më minimale.

Një vëmendje të veçante kishte këtu tortura publike që ata i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta.
Këta zotërinj i informova se shqiptarët kanë humbur përfundimisht parimin e prezumimit të pafajësisë, pasi në burgjet e tyre, 67 përqind janë të paraburgosur. Nuk ka një vend të dytë në botë.

Nga 15-20 përqind që është norma e fryrë, këtu është 67 përqind dhe kjo nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste. Mendoj se ky ishte një takim shumë i çmuar, shumë i dobishëm me komitetin e antitorturës”, shprehet Berisha.

Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Para
Anëtarësimi në BE/ Berisha komenton deklaratat e Kallas dhe Ramës: Zyrtarja e lartë e BE u tha shqiptarëve se ‘s’kam punë me ato që thotë kryeministri’

Anëtarësimi në BE/ Berisha komenton deklaratat e Kallas dhe Ramës: Zyrtarja e lartë e BE u tha shqiptarëve se ‘s’kam punë me ato që thotë kryeministri’

Nisja e fushatës elektorale të PD/ LaCivita s’do të jetë i pranishëm? Berisha: Këto lajme i përhap zyra e Edi Ramës

Nisja e fushatës elektorale të PD/ LaCivita s’do të jetë i pranishëm? Berisha: Këto lajme i përhap zyra e Edi Ramës

Berisha takim me përfaqësuesit e OSBE-së

Berisha takim me përfaqësuesit e OSBE-së

TE FUNDIT

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
27 Shtator, 2025

Dashi Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura...

Lexo më shumë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
27 Shtator, 2025

Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com