Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

2025/04/07 at 7:52 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

Historia e Musine Kokalarit ka qenë në vëmendjen e gazetares Eva Morletto dhe TV5 Monde.


Ndërsa  nuk është hera e parë që kjo gazetare shkruan për Shqipërinë, duket se gjatë vizitës në vendin tonë, e orientuar nga sipërmarrësi Dritan Gremi, ajo ka zbuluar edhe historinë e intelektuales Musine Kokalari dhe raportin e saj të paepur me regjimin.

Nga Eva Morletto

Musine Kokalari: Shkrimtarja e harruar e Shqipërisë

Historia ka qenë gjithmonë shumë bujare me protagonistët e saj meshkuj dhe tepër diskrete me heroinat e saj. Është një emër që meriton të shfaqet në një nga këto botime, të cilat sot hedhin dritë mbi gratë e bëra të padukshme nga një kujtesë selektive e udhëhequr nga patriarkia: ai i Musine Kokalarit, shkrimtares së parë femër në Shqipëri.

Në një rrugicë në Tiranë, mes aromave të luleve mesdhetare dhe i mbrojtur nga trafiku i kryeqytetit, një muze shumë i vogël, i krijuar nga sipërmarrësi vendas Dritan Gremi, i kushtohet skulptorit Agim Rada, shpirtit të lirë dhe armikut të diktaturës.

Dritan Gremi është në krye të një perandorie të turizmit mjekësor në Tiranë. I ri, ai ishte një emigrant pa para në Itali dhe e di se çfarë do të thotë të ikësh nga një diktaturë. Sot një pjesë të pasurisë së tij ia kushton betejës kundër totalitarizmit, përmes veprave dhe vendeve kushtuar kujtesës, siç është ky muze. Dritan Gremi dëshiron të tregojë çdo portret, çdo shkronjë, çdo libër që rrëfen historinë e një vendi që mbeti i izoluar për pesëdhjetë vjet, dhe të gjitha objektet që mund të evokojnë gjestet e heronjve të vetmuar të sakrifikuar nga regjimi.

Ndër fotot, pikturat dhe letrat që mund të shohin vizitorët e rrallë, bie në sy një imazh, portreti bardh e zi i një gruaje shumë të bukur, me sy të zinj të mëdhenj e ekspresivë, të veshur me një shprehje stoike dhe të thellë që sfidon tmerrin që e rrethon. Kjo është foto nga gjyqi i Musine Kokalarit.

Biografia

E lindur më 10 shkurt 1917 në Adana të Turqisë, në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane, Musine Kokalari i përket një familjeje me origjinë nga Gjirokastra, një fshat i pasur me trashëgimi historike, i fshehur në malet shqiptare. Ajo ishte tre vjeç kur prindërit vendosën të ktheheshin në Shqipëri. Që fëmijë zhvilloi qysh herët pasionin për të lexuar dhe kalonte orë të tëra në librarinë që vëllai i i saj i madh Vesimi sapo kishte hapur në Tiranë.

Dikur e rritur, ajo u largua për të përfunduar studimet në Romë, ku takoi grupe studentësh antifashistë dhe antikomunistë. Pas kthimit në vend, në vitin 1939 ajo botoi veprën “Siç më thotë nënua plakë”, dhjetë rrëfime të frymëzuara nga përditshmëria e grave të Gjirokastrës, në zemër të një shoqërie mizogjene dhe patriarkale, të shënuara nga traditat stërgjyshore si ajo e kanunit, kodi i të drejtës zakonore të një vendi mesjetar, të cilit I refeohen ende sot disa zona rurale dhe që nënkupton nënshtrim dhe heshtje përballë autoritetit mashkullor.

“Siç më thotë nënua plakë” është libri i parë i shkruar dhe botuar nga një grua në Shqipëri dhe fjalët e tij shihen si një tekst feminist themelor. Si për të rehabilituar emrin e Musine Kokalarit, të përfshirë nga cunami i ngjarjeve historike dhe të rënë në harresë flagrante dhe të padrejtë, qyteti i tij i lindjes Gjirokastër i kushton asaj një muze, i cili do të është hapur në pranverën e 2024-ës.

Represioni

Në vitet ’40, libraria e vëllait Vesim, ku ëndërronte dhe ushqehej me librat si fëmijë, u bë vendtakimi i intelektualëve, artistëve dhe shpirtrave të lirë të çdo lloji. Kjo tërheq dyshimet e Partisë Komuniste. Enver Hoxha, diktatori paranojak, sapo kishte marrë pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajti me grusht të hekurt deri në vdekje. Në këtë vit të mallkuar, dy vëllezërit më të mëdhenj të shkrimtares u arrestuan dhe u ekzekutuan pas një gjykimi të shkurtuar.

Dy vjet më vonë, pasi i shkroi një letër Forcave Aleate me qendër në Tiranë, duke kërkuar zgjedhje të lira, Musineja u arrestua nga policia e regjimit. Legjenda thotë se Hoxha ra në dashuri me të, duket se diktatori i kërkoi të martohej me të dhe ajo nuk pranoi. Kjo “jo” dhe idetë e saj politike në kundërshtim me komunizmin i dhanë asaj zbritjen në ferr. E sigurt është se shkrimtarja shqiptare dhe diktatori mbanin një korrespondencë të gjerë kur Musine ishte studente në Romë; të dy ishin miq, përpara se Hoxha të bëhej diktatori që kujton historia.

Vitet e errëta

Musine Kokalari kaloi tetëmbëdhjetë vjet në burg, iu nënshtrua torturave, më pas u dërgua në qytetin e Rrëshenit, në veri të vendit dhe u detyrua të punonte si pastruese rrugësh. Gjatë paraburgimit, ajo kurrë nuk hoqi dorë nga bindjet e saj dhe mbajti një shkëmbim të gjallë epistolar me Hannah Arendt.

Pas daljes nga burgu, ajo u ndalua të shkruante dhe mbeti e tillë për pjesën tjetër të jetës së saj, megjithëse u gjetën disa dorëshkrime klandestine. Ajo vdiq nga kanceri në vitin 1983. Shteti shqiptar i refuzoi çdo ndihmë mjekësore.

Represioni

Hoxha e kishte shndërruar atdheun e tij në një lloj Koreje Veriore të Evropës, e izoluar nga vendet e Traktatit të Varshavës pas mosmarrëveshjeve strategjike. Shqipëria është kthyer në një korridor të viteve të errëta, ku zyrtarët e makinës shtetërore ishin aty për të shtypur çdo impuls për liri, çdo copëz kulture, çdo dëshirë për individualizëm apo vullnet të lirë.

Pranë portretit të Musinesë, në muzeun e vogël kushtuar Agim Radës, ndodhet një pikturë, një pikturë vaji e cila shpreh qartë terrorin që helmoi jetën e artistëve dhe intelektualëve nën diktaturë.

Aty shihet një grup partizanësh që formojnë një grumbullim të vogël: burrat me uniformë duket se po bisedojnë mes tyre. Piktori në fjalë donte të vinte në dukje ushtarët e Hoxhës, por zelli i tij patriotik e bëri të keqen. Zyrtarët e regjimit vendosën në fakt që pikturës i mungonte një element simbolik që ishte thelbësor në sytë e tyre… një zjarr kampi, një emblemë e unitetit dhe forcës së komunizmit shqiptar.

Piktori u arrestua kështu, zëri i tij u shua përgjithmonë, kujtimi i tij u bë hi.

Ggjurma e përdhunimit”

Ashtu si shkrimtarët e famshëm hebrenj në Gjermaninë e  viteve 1940 që u zhdukën në harresë, ashtu ndodhi edhe me artistët e shkrimtarët shqiptarë që guxuan të sfidonin regjimin ose thjesht të shprehnin artin e tyre. Ky lloj fati ishte i zakonshëm për mijëra kundërshtarë politikë për të cilët nuk dihet më asgjë, si Musine Kokalari, apo ata që u dërguan në burgun e keq të Spaçit, në mes të maleve të thata në qendër të vendit.

Regjisori Niko Ajazi, i cili aktualisht po bën një film për këtë qendër paraburgimi, shpjegon sesi familjarët e të burgosurve, pasi kishin humbur të gjitha të drejtat, u persekutuan. 7 km e fundit e rrugës që të çon në burg duhej të mbulohej në këmbë – një shteg i mbiquajtur “gjurma e përdhunimit”. Gratë që vizitonin baballarët ose bashkëshortët e tyre të ndaluar në Spaç mund të grabiteshin dhe përdhunoheshin gjatë rrugës, ndërsa autorët nuk dënoheshin.

Pesha e “kanunit”

Nëse gratë janë ende të pambrojtura në Shqipëri sot, ato ishin dhjetë herë më të pambrojtura nën regjimin komunist. Edhe sot Shqipëria vuan nga efektet e dëmshme të kanunit në jetën e banorëve të saj, kontrolli i grave është shumë i fortë dhe në shumë familje rurale është babai ai që duhet të pranojë që gruaja ose vajzat të shprehen.

Çfarë mund të themi për guximin ekstrem që tregoi Musine Kokalari në vitet 1940, përballë diktaturës së Hoxhës, përballë virilizmit të tij të mpirë dhe mizor, përballë një shoqërie ku mizogjinia ishte ankoruar natyrshëm në tradita? Musineja ishte një grua, në një vend ku gratë llogariteshin pak, ishte shkrimtare, në një regjim që urrente shkrimtarët, ishte e lirë, në një vend ku liria nuk kishte të drejtë të ekzistonte.

“Unë nuk jam komuniste dhe nuk është krim… Nuk kam pse të jem komuniste që ta dua vendin tim,” thirri ajo gjatë gjyqit të saj. Ajo e dinte se duke thënë këto fjalë, jeta e saj po kthehej drejt ferrit. Ajo e dinte se, si grua, dënimi i saj do të ishte vetëm më i ashpër. Por ajo u shpreh duke shikuar drejt në sy kundërshtarët e saj, e qetë, si në këtë foto bardh e zi që e bën të pavdekshme.

 



Ju sugjerojmë

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Bota

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

28 Maj, 2025 8:24 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

28 Maj, 2025 7:45 pm
VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve
Life Style

VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve

28 Maj, 2025 7:38 pm
Netanyahu mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë e re në Izrael
Bota

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit

28 Maj, 2025 7:29 pm
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
Bota

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

28 Maj, 2025 6:58 pm
Para
Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet nëna e autorit! Pranon se ka ndihmuar djalin në krim

Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet nëna e autorit! Pranon se ka ndihmuar djalin në krim

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi

Zgjedhjet/ Erion Veliaj regjistrohet si banor i bashkisë së Durrësit

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
















TE FUNDIT

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
28 Maj, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, teksa...

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
28 Maj, 2025

Joel Le Squarnec, 74 vjeç, një ish-mjek kirurg në Francë, pritet të përballet me një dënim prej 20 vitesh burg...

Lexo më shumë

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
28 Maj, 2025

Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars të vitit 2020 doli në...

Lexo më shumë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
28 Maj, 2025

Disa kandidatë të Partisë Demokratike kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike nga numërimi i votave. Duket se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com