Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Strasburg/ Berisha takim me grupin konservator në KE: Paratë e drogës dhe krimit po përdoren në zgjedhje

2025/04/07 at 7:06 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Strasburg/ Berisha takim me grupin konservator në KE: Paratë e drogës dhe krimit po përdoren në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe delegacioni që po e shoqëron në vizitën e tij në Strasburg, ka zhvilluar një me grupin konservator në Asamblenë Parlamentare të Këshillit te Europës.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, kryedemokrati ka vijuar akuzat ndaj qeverisë “Rama”, duke  thënë se tashmë Shqipëria është kthyer në një narkodiktaturë.

Berisha theksoi se kryeministri Rama kërkon të marrë mandatin e tij të 4-të duke arrestuar liderët e opozitës.

Pjesë nga fjala e Berishës

Dua të ju falënderoj nga zemra ime për këtë nder të madh që më keni bërë, të ju prezantoj në këtë seancë, situatën aktuale në Shqipëri. Kam qenë këtu më shumë se në çdo institucion tjetër. Kam ardhur si presidenti i vendit. Kam ardhur si lideri i opozitës, për 8 vite me radhë. Kam ardhur si kryeministër. Por sot pothuajse në 30 vite pas anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, fatkeqësisht vendi im është i pari dhe i vetmi shtet narkodikatur në Shqipëri.

Shqipëria në këtë 30 vjetor është një vend i cili para zgjedhjeve, kryeministri synon mandatin e 4-të, duke arrestuar tre liderët kryesorë të opozitës shqiptare.
Më arrestoi mua për 330 ditë pa asnjë fakt penale. Ata më akuzuan për korrupsion pasiv dhe për një faturë për një javë pushime për arsye shëndetësore.

Dhëndëri im për 440 ditë ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për një pronë prej 110 metrash që i është lënë trashëgim nga gjyshërit e tij, çdo gjë e dokumentuar me dokumente zyrtare që i përket familjarëve të tij.
Lideri tjetër i partisë së dytë opozita, ish-presidenti, ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, ndërsa po hynte në Tiranë u arrestua në mënyrë brutale, duke u tërhequr zvarrë nga makina dhe pa ju treguar dokumentet identifikuese.

Edhe pse është person nën hetim, ai gjendet në burg, edhe pse nuk ka akuzë ndaj tij.
Lideri i tretë i partisë tjetër opozitare është Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes gjatë kohës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe po gjykohet për një çështje që është mbyllur 15 vite më parë pa asnjë fakt konkret.
Gjithashtu edhe Fredi Beleri, deputet i parlamentit Europian u fut në burg pasi, Edi Rama kërkonte të merrte mijëra metra katrorë tokë pranë detit.

Gjithashtu Ervin Salianji, një tjetër deputet u arrestua sepse denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, pasi ishte dënuar në Itali, për arsye se drejtonte trafikun e drogës nga Vlora.
Tani nëse merreni në konsideratë popullsinë e Shqipërisë, vendi humbi edhe të drejtën e pafajësisë, kjo ka ndodhur me drejtësinë. Shqipëria është bërë një narkoshtet, i vetmi vend në Europë. Në 2015 Edi Rama e mbushi Shqipërinë me kanabis, dhe duke implikuar dhe policinë në mbjelljen e kanabisit.

Rreth 12 miliardë euro u krijuan nga trafikantët e kanabisit dhe më pas këta u lidhën me trafikantët Amerikano-latin dhe tani janë shumë të fuqishëm me lidhjet e tyre në kartelet, si psh, ai i Sinaloas.
Të nderuar anëtarë, vetë Edi Rama është i lodhur me këto organizata.
Në zyrën e tij ka një këshilltar, i cili koordinon aktivitete e këtyre organizatave. Ai ka pritur në zyrën e tij, bosin shqiptar të Sinaloas dhe i ka dhënë leje për kazino dhe një hotel me 5 yje.
Krimi i organizuar është shumë i famshëm dhe shumë i përfshirë në zgjedhje.
Autoritet franceze, belge dhe holandeze kanë dorëzuar mijëra e mijëra faqe të mesazheve të krimit të organizuar, të marra nga telefonat e enkriptuar. Komunikimi arrin deri tek Edi Rama dhe ministrat e tij. U zbulua se gjysma e komunikimeve ishin të lidhura dhe me dhunimin e zgjedhjeve dhe ne tani jemi në zgjedhjet elektorale. Kryeministri është duke shpërndarë dhurata për pensionistët, duke u dhënë 100 euro për çdo person, për të siguruar votën e tyre.

Janë mbi 700 shqiptar. Është një vendim i qeverisë për të siguruar bonus pensionesh për votë. Por janë edhe dhjetëra e qindra miliona euro të kanabisit që janë përdor për të blerë vota, e gjithashtu edhe kërcënimi i mafias ndaj njerëzve që të votojnë për ta. Shqipëria është në një situatë të dëshpëruar. Nga 2014-2023, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë kanë lënë vendin duke ikur drejt zonës Shengen.

Ekonomia dhe prodhimi industrial po bie. Eksportet si pasojë e eurove të narkotrafikut është zhvleftësuar me 35% dhe eksportet kanë rënë me 32% dhe mijëra shqiptarë po humbin vendet e tyre të punës. Një kryeministër që Europa nuk e ka parë kurrë, që drejton një shtet si diktator dhe një narkodiktator. Ju nuk e kuptoni dot se çfarë ndodh, prandaj dhe unë jam këtu që të ju tregoj të vërtetat e të ju siguroj se njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër, përveç se të luftojnë narkodiktarorin. Jam i bindur se ai nuk do të ketë të ardhme. Narkoshteti nuk është i rrezikshëm, por është i rrezikshëm për të gjithë kontinentin e Europës dhe ju falënderoj për vëmendjen tuaj.

Ju sugjerojmë

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
Kryesore

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

13 Qershor, 2025 3:24 pm
“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
Bota

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

13 Qershor, 2025 3:04 pm
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
Aktualitet

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

13 Qershor, 2025 2:45 pm
Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
Bota

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

13 Qershor, 2025 12:30 pm
Para
Zbardhet agjenda e Kaja Kallas në Shqipëri, nga takimi me kryeministrin Rama deri te firmosja e marrëveshjeve

Zbardhet agjenda e Kaja Kallas në Shqipëri, nga takimi me kryeministrin Rama deri te firmosja e marrëveshjeve

Gjykata e Strasburgut pranon kërkesën e Belerit

Gjykata e Strasburgut pranon kërkesën e Belerit

Çmimi i ulët në treg, fermerët në Fier hedhin luleshtrydhen

Çmimi i ulët në treg, fermerët në Fier hedhin luleshtrydhen

TE FUNDIT

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
13 Qershor, 2025

Dy fëmijët në Greqi, të cilët u shpëtuan fillimisht nga mbytja nga një shqiptar, kanë pësuar vdekje klinike. Prindërit e...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
13 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka paralajmëruar të premten Iranin se duhet të bëjë marrëveshje...

Lexo më shumë

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
13 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
13 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE)...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com