Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka

2025/04/07 at 2:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.


Vyshka akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Dënimi i shkallës së parë mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje.

Po ashtu, ish gjyqtares, iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Njoftimi: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 07.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 08.01.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 02, datë 26.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga Z.V. dhe I.P., ndaj vendimit nr. nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Z.V. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burgim.

  1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Z.V. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.
  2. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi për pjesën e mbetur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
  3. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Z.V. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.P. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

6.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

  1. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr.64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I.P. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.R. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
  3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit T.R. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
  4. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit T.R. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
  6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
  7. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    1. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale telefonat e sekuestruar të pandehurve t’i kthehen personave që u takojnë, ndërsa sendet e tjera të përshkruara në urdhrin “Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit”, datë 11.01.2023 të prokurorit, mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
    2. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
    3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe të pandehurit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.”

    Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    2. Shpenzimet procedurale për gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve ankues solidarisht.


Ju sugjerojmë

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale
Life Style

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale

2 Gusht, 2025 3:12 pm
Mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes dhe ndërton urën më të lartë në Botë
Bota

Mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes dhe ndërton urën më të lartë në Botë

2 Gusht, 2025 3:01 pm
Barcelonë/ Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport
Bota

Barcelonë/ Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport

2 Gusht, 2025 2:41 pm
Vendet nordike përfshihen nga një valë e pazakontë të nxehti
Bota

Vendet nordike përfshihen nga një valë e pazakontë të nxehti

2 Gusht, 2025 2:25 pm
Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat
Sport

Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat

2 Gusht, 2025 2:19 pm
Kultivonin kanabis në Maliq, 2 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim
Kronikë

Kultivonin kanabis në Maliq, 2 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim

2 Gusht, 2025 1:49 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Tha se punësimi në SHBA ka shënuar rënie, Trump shkarkon Komisioneren e Statistikave

2 Gusht, 2025 1:13 pm
Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët
Politikë

Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët

2 Gusht, 2025 1:00 pm
Sa para përfitoi Chelsea nga shitja e Brojës?
Sport

Sa para përfitoi Chelsea nga shitja e Brojës?

2 Gusht, 2025 12:53 pm
Kapet hajduti serial, vidhte vila, hotele dhe biznese në Durrës dhe Tiranë
Kronikë

Kapet hajduti serial, vidhte vila, hotele dhe biznese në Durrës dhe Tiranë

2 Gusht, 2025 12:49 pm
Para
“Ku je mbyllur o shpirti i mamit”/ Nëna e 22-vjeçares shqiptare shpërthen në lot, përcillet për në banesën e fundit Ilaria Sula

“Ku je mbyllur o shpirti i mamit”/ Nëna e 22-vjeçares shqiptare shpërthen në lot, përcillet për në banesën e fundit Ilaria Sula

Osmani bisedon me Prattipatin për sigurinë në Kosovë, pas ndalimit të disa serbëve

Osmani bisedon me Prattipatin për sigurinë në Kosovë, pas ndalimit të disa serbëve

Pasiguri ushqimore, konsumatorët në panik: Të shtohen kontrollet dhe te fermerët tanë dhe në dogana

Pasiguri ushqimore, konsumatorët në panik: Të shtohen kontrollet dhe te fermerët tanë dhe në dogana
















TE FUNDIT

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale
2 Gusht, 2025

Një ndryshim i madh në mënyrën se si përdoruesit kërkojnë informacion në internet po sjell pasoja të dukshme për trafikun...

Lexo më shumë

Mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes dhe ndërton urën më të lartë në Botë

Mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes dhe ndërton urën më të lartë në Botë
2 Gusht, 2025

Në provincën Guizhou të Kinës, ku malet mbulojnë 92% të sipërfaqes, një projekt spektakolar infrastrukture po transformon përgjithmonë peizazhin. Autostrada...

Lexo më shumë

Barcelonë/ Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport

Barcelonë/ Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport
2 Gusht, 2025

Një ngjarje tronditëse është raportuar në aeroportin Josep Tarradellas Barcelona-El Prat, ku një çift vendosi të udhëtonte duke braktisur djalin...

Lexo më shumë

Vendet nordike përfshihen nga një valë e pazakontë të nxehti

Vendet nordike përfshihen nga një valë e pazakontë të nxehti
2 Gusht, 2025

Vendet nordike, që zakonisht janë të ftohta, po përjetojnë një valë të nxehti shumë të pazakontë këtë verë. Temperaturat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com