Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ne nuk jemi në luftë”, Klosi: Opozita është e destinuar të humbasë!

2025/04/04 at 7:19 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ne nuk jemi në luftë”, Klosi: Opozita është e destinuar të humbasë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi është i besimit se brenda kësaj force politike nuk ka një luftë të brendshme, duke e quajtur ndryshe si konkurrencë që i shërben gjithsecilit për të bërë më të mirën gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.


Në një intervistë të dhënë për Klan News, Klosi specifikoi se në këtë fushatë ata kanë zgjedhur të jenë të vetëm në betejën për një tjetër mandat zgjedhor, duke ironizuar kështu dhe lëvizjet e partive të tjera që kanë krijuar koalicione. Shkon dhe më tej duke thënë se kjo diferencë mes tyre do të ndikojë në një rezultat shumë të madh në favor të Partisë Socialiste për të marrë një tjetër mandat qeverisës.

“Mendoj që nuk është e drejtë fjala luftë, është konkurrencë dhe është konkurrencë krejt e pranueshme, krejt normale. Janë 40 ditë garë dhe gara është me Partinë Demokratike, me opozitën. Natyrisht gara jonë është një garë që ne e kemi përcaktuar nga 2017-ta që të jemi të vetëm në listë. Jemi në aleancë vetëm me qytetarët, jo me parti të tjera dhe prandaj, qartazi në këtë fushatë, jemi përballë të gjithë kampeve të tjera, opozitave të reja apo opozitave të vjetra. Por që jemi në konkurrencë, jo vetëm me partitë opozitare, por ka një konkurrencë të ndershme brenda kampit socialist, gjë që po të shikosh në krahun tjetër nuk shikon. Pra është e vështirë të shikosh figura të spikatura të garës së Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë në qarqet e caktuara, në Tiranë që është dhe beteja kryesore. Po kështu dhe në qarqet e tjera. Vështirë se gjen figura që kanë, le të themi, reputacion lokal apo që kanë një zë le të themi të njohur në publik, emra që njerëzit mund t’i referohen, votuesit e të djathtës mund t’i referohen. Pra mungesa e këtij lloj konkurrimi të brendshëm dhe pozitiv do të ndikojë dhe kjo në rezultatin maksimal të votave të Partisë Socialiste në qarqe, por dhe në një mangësi të kampit opozitar që përsëri nuk ia doli që të dilte mbi ato le të themi konjukturat e tyre të brendshme”, u shpreh Blendi Klosi.

Opozita, sipas këndvështrimit të Klosit, e ka humbur sensin e të fituarit në zgjedhje. Thekson faktin se Partia Demokratike ka përfunduar në fraksione, përforcon idenë se opozita është e shpërndarë dhe s’mund t’i besohet.

“Është fakt që në 4 vjet ne mund të numërojmë shumë arritje të qeverisjes socialiste, ndërsa në kampin opozitar dhe në kampin e Partisë Demokratike, një gjë mund të thuash që në 4 vjet që nga një parti të drejtuar nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, së bashku në 2021-shin tani janë 4 parti dhe ato drejtohen nga zoti Basha, zoti Alibeaj, zoti Shehaj. Pra është qartazi e dukshme që ato lloj personalitetesh që krijon opozita se dhe ne kemi qenë në opozitë dhe kemi bërë një opozitë shumë të fortë. Shumë shokë dhe shoqe që sot janë në parlament vijnë dhe nga parlamenti i opozitës kur realisht lufta opozitare të evidenton. Po të punosh, po të përpiqesh, padyshim krijon personalitete dhe kuadro dhe njerëz me personalitet dhe në opozitë. Partia Demokratike fatkeqësisht është shkërmoqur, vjen në këtë garën e 11 Majit e ndarë në 4 pjesë, me drejtues me ekipe drejtuesish.

Po të shikosh mënyra se si u përzgjodh, si u tallën me Primaret, se si një mekanizëm që le të themi donin ta fusnin për mirë në parti iu erdhi keq. Tani kjo është politika, kjo është gara, ky është mekanizmi dhe ai mekanizmi që prodhoi humbje në zgjedhjet e 2023-shit, ku nga 61 bashki të vendit humbën 55. Unë e kam thënë në shumë studio kur jam pyetur për këtë proces. Nuk ka asnjë libër elektoral që të jep këtë mekanizëm ta përdorësh para garës. Para se të fillonte gara, bënë një garë të brendshme, kampet ndahen dhe për më keq, përfituesit e garave në shumë qarqe, as nuk u morën në konsideratë, as nuk u futën fare në lista. Pra ka një gjë që nuk shkon për mënyrën se si ata mendojnë, si funksionojnë dhe mesa duket janë të destinuar të humbasin dhe të humbasin më keq se 2021-shi”, shpjegoi deputeti socialist.

Fitorja më 11 Maj më e thellë për Partinë Socialiste?

Deputeti socialist u shpreh optimist gjithashtu për rezultatin më 11 Maj, duke shpresuar që në qarqet në të cilat nuk është arritur ajo çfarë duhej në zgjedhjet e kaluara, të arrihet këtë vit.

“Unë nuk di të them shifra, po duket qartazi që në çdo qark kemi të gjitha arsyet për të shkuar në një rezultat më pozitiv. Sidomos në qarqet që ky maksimum nuk ishte arritur në zgjedhjet e kaluara”, përfundoi Klosi.

/tvklan.al       



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

13 Gusht, 2025 10:42 pm
Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
Bota

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

13 Gusht, 2025 10:32 pm
Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
Aktualitet

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

13 Gusht, 2025 10:14 pm
Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
Rajoni

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

13 Gusht, 2025 10:02 pm
Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës
Bota

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

13 Gusht, 2025 9:41 pm
Fundoset gomonia me emigrantë në La Mansh
Bota

Të paktën 22 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

13 Gusht, 2025 9:09 pm
Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

13 Gusht, 2025 8:57 pm
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
Kryesore

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

13 Gusht, 2025 8:43 pm
Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit
Aktualitet

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

13 Gusht, 2025 8:23 pm
Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri
Rajoni

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

13 Gusht, 2025 8:05 pm
Para
Trump reagon për tarifën e Kinës ndaj SHBA-së: I kapi paniku!

Trump reagon për tarifën e Kinës ndaj SHBA-së: I kapi paniku!

Shpallet fituesi i projektit për stadiumin “Selman Stërmasi”

Shpallet fituesi i projektit për stadiumin “Selman Stërmasi”

Serbi: Studentë protestues me biçikleta drejt Strasburgut

Serbi: Studentë protestues me biçikleta drejt Strasburgut
















TE FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
13 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë...

Lexo më shumë

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
13 Gusht, 2025

Bisedime BE-SHBA para takimit për Ukrainën ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin në Alaskë: Perëndimi demonstron unitet dhe insiston për armëpushim....

Lexo më shumë

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
13 Gusht, 2025

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë...

Lexo më shumë

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
13 Gusht, 2025

24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com