Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga pensionistët te familjet e varfra dhe rijetëzimi i “Asllan Rusit”, 5 vendimet e miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tiranës

2025/04/03 at 8:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga pensionistët te familjet e varfra dhe rijetëzimi i “Asllan Rusit”, 5 vendimet e miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tiranës

Këtë të enjte është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku janë marrë një sërë vendimesh.

Mes vendimeve të miratuara ishin ai për “Për miratimin e tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026-2028”; “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 përqind, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Tiranë, për periudhën 1-28 shkurt, 2025”;  “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 përqind, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Tiranë, për periudhën 1-31 janar, 2025; si dhe “Për dhënien e pëlqimit për autorizimin e Korporates së Investimeve Shqiptare për vijimin e procedurave me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i Pallatit të Lojrave me Dorë “Asllan Rusi”, Tiranë.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e deleguar e bashkisë, Anuela Ristani tha se për të tretin vit radhazi propozohet mbështetja e detyrimeve për programet DS4, DS5 nga buxheti i bashkisë. Ajo shtoi se është propozuar rritja e fondeve në buxhetin e vitit 2025 për abonentë e studentëve dhe për ato të pensionistëve. Ristani tha se është propozuar dhe përfshirja e projektit, mbështetje për vajzat dhe gratë, viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me paketë ushqimore.

“Për muajin shkurt 2025 njësitë administrative kanë përzgjedhur 277 familje, nga të cilat 173 do të trajtohen nga fondi i buxhetit vendor dhe 104 familje të financuara nga fondi i kushtëzuar i ministrisë. Për muajin janar 2025 njësitë administrative kanë përzgjedhur 272 familje, nga këto 169 do të trajtohen nga fondi i buxhetit vendor dhe 103 familje nga fondi i kushtëzuar i ministrisë. Familjet përfituese janë kryesisht familje me probleme ekonomike, familje me probleme sociale, me më shumë se 4 anëtarë ose 1 anëtar të vetëm, familje rome apo egjiptiane me kryefamiljar me fëmijë në ngarkim.

Për të tretin vit radhazi, Bashkia e Tiranës propozon mbështetjen e detyrimeve për programet DS4, DS5 nga buxheti i Bashkisë Tiranë dhe për rezyme deri tani nga fondet e veta, Bashkia Tiranë ka akorduar për DS-të e ndryshme një vlerë 1.159.299.655 lekë për vitet 2023-2024 dhe buxhetuar në vitin 2025 184.547.577 lekë. Prej 1 janarit 2025 Bashkia Tiranë nis subvencionin 100% të biletës së abonesë për pensionistët siç edhe është njoftuar, siç bën edhe prej vitesh subvencionimin e abonesë për studentët. Është propozuar rritja e fondeve për të dyja llojet e aboneve në buxhetin 2025.

Është propozuar dhe përfshirja e projektit, mbështetje për vajzat dhe gratë, viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me paketë ushqimore. Kjo është një mbështetje e rëndësishme për integrimin e viktimave të dhunës për sa i përket jo vetëm aspektit social ekonomik, por edhe fuqizimit të kryefamiljareve të dhunuara. Parashikohet që përfituesit të jenë 200 gra dhe vajza viktima të dhunës që do të përfitojnë çdo 3 muaj një paketë ushqimore me vlerë prej 3 mijë lekësh.

Është propozuar dhe përfshirja e një tjetër projekti, riintegrimi dhe mbështetje për familjet vulnerabël, një qasje e qëndrushme. Një projekt që synon të përmirësojë dhe riintegrojë socialisht dhe ekonomikisht familjet vulnerabël duke adresuar shkaqet e situatës së tyre. Prioritet do t’u jepet personave që janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe që janë evidentuar si persona në situatë rruge”, tha ajo gjatë prezantimit të projektvendimeve.

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjirokastër, i mituri plagos me thikë 49-vjeçarin

19 Qershor, 2025 12:57 pm
Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale
Bota

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale

19 Qershor, 2025 12:43 pm
Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..
Aktualitet

Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..

19 Qershor, 2025 12:40 pm
Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake
Bota

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake

19 Qershor, 2025 12:35 pm
3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë,Malaj e Denaj takim me drejtuesit e bankave
Aktualitet

3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë,Malaj e Denaj takim me drejtuesit e bankave

19 Qershor, 2025 12:30 pm
Trump pret ekipin e “Juventus” në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Trump pret ekipin e “Juventus” në Shtëpinë e Bardhë

19 Qershor, 2025 12:15 pm
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë/ Gjykata shtyn shqyrtimin!
Aktualitet

Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë/ Gjykata shtyn shqyrtimin!

19 Qershor, 2025 11:56 am
Gjenden mbi 5 mijë bimë kanabisi në Shkodër/ Nisin hetimet për 5 kryetarë të…
Aktualitet

Gjenden mbi 5 mijë bimë kanabisi në Shkodër/ Nisin hetimet për 5 kryetarë të…

19 Qershor, 2025 11:50 am
Korçë/ Vidhte bazamentet e mermerit në varreza, ndalohet nga policia 48 vjeçari
Aktualitet

Korçë/ Vidhte bazamentet e mermerit në varreza, ndalohet nga policia 48 vjeçari

19 Qershor, 2025 11:37 am
Para
“Do na japësh licencë…” 1 mjek dhe 4 laboratorë analizash, klinikat fiktive

“Do na japësh licencë…” 1 mjek dhe 4 laboratorë analizash, klinikat fiktive

Kandidatët në listë të mbyllur, Berisha: Ata mbështetën PD në kohën e përçarjes, e meritojnë

Kandidatët në listë të mbyllur, Berisha: Ata mbështetën PD në kohën e përçarjes, e meritojnë

Akuza e Berishës: Agron Shehaj vodhi database-t e anëtarëve të PD dhe iku

Akuza e Berishës: Agron Shehaj vodhi database-t e anëtarëve të PD dhe iku

TE FUNDIT

Gjirokastër, i mituri plagos me thikë 49-vjeçarin

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
19 Qershor, 2025

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 17-vjeçar, pasi ka goditur me thikë një shtetas ditën e djeshme. Sipas...

Lexo më shumë

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale
19 Qershor, 2025

Në të ardhmen, të huajt që duan të studiojnë në një universitet amerikan duhet të zbulojnë llogaritë në mediat sociale...

Lexo më shumë

Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..

Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..
19 Qershor, 2025

Përshkallëzimi sërish i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, i pasuar së fundmi edhe nga lufta me Iranin, solli pezullimin e...

Lexo më shumë

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake
19 Qershor, 2025

Qeveria Gjermane miratoi eksportet e pajisjeve ushtarake në Izrael me vlerë gati 4 milionë euro. Siç raportohet kjo gjë u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com