Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Na duhet anëtarësimi me çdo kusht”, Rama: Europianët janë vetëdijësuar se BE është një perimetër sigurie!

2025/04/03 at 11:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Na duhet anëtarësimi me çdo kusht”, Rama: Europianët janë vetëdijësuar se BE është një perimetër sigurie!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur gjatë takimit të dytë, të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE – Rruga e Reformave”.

Gjatë fjalës së tij, Rama se integrimi i vendit në BE është i domosdoshëm për Shqipërinë.

Ai tha se pas dy grupkapitujve të hapur,  kanë ambicien të hapin edhe të tjera, pasi Shqipëria është e pozicionuar më mirë se asnjëherë në të gjitha renditjet evropiane në fushën e mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit.

Më tej, Rama u shpreh se europianët janë vetëdijësuar se BE është një perimetër sigurie.

“Përpara pak kohe doli një anketë për nivelin e mbështetjes nga ana e BE, një anketë e cila publikohet që prej vitit 1983. Dhe që prej 1983 BE nuk ka qenë më popullor brenda perimetrit të vetë në këndvështrimin e popullit të vetë se aktualisht. Është një ndryshim dramatik i këndvështrimit popullor në BE që vjen si rezultat i faktit që çka ishte marrë deri pak kohe si e mirëqenë nuk është me e mirëqenë dhe instinktivisht popujt e BE unë them pjesa perëndimore e përkëdhelur nga fakti se për herë të parë në histori një gjeneratë e tërë nuk ka parë një luftë janë vetëdijësuar se BE është edhe një perimetër sigurie.

Një perimetër sigurie brenda të cilit vendet dhe popujt që e përbëjnë ndjehen dhe duan të mbeten të pakërcënuar dhe mbi të gjitha në lirinë e tyre individuale dhe barazinë para ligjit, pastaj edhe në të gjitha aspektet e tjera që e bëjnë BE një krijesë të pazakontë politike.

E solla për të thënë se për ne shqiptarët ka qenë më e thjeshtë dhe mbetet më e thjeshtë pse-ja e domosdoshmërisë së të qenit anëtarë të BE. Është të qenit përfundimisht të lirë nga hija e historisë sonë dhe se liria jonë individuale dhe barazia para ligjit nuk do të jenë më një atribut i lëvizshëm në varësi nga kush qeveris këtu në Tiranë. Lidhur me arsyen pse jemi këtu sot, kjo bëhet më e qartë në këtë sfond ku jeton dhe merr frymë BE.

Qysh prej nisjes së punës së komisionit që kujtoj se u shoqërua me konfuzion dhe teori konspiracioni që preken edhe miqtë përfaqësues të komunitetit demokratik këtu në Tiranë, është shumë interesante se si Tirana ka kapacitetin të infektojë miqtë që vijnë nga vende të ftohta, me shijen e thashethemeve dhe kjo bëri që komisioni të hyjë në një fazë, që nga një anë ne besonim shumë në dobinë e tij, ekzaktësisht në funksion të një fjale që është fjala konsolidim, i të gjithë këtij procesi të bërë në funksion të antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit, përmes mirëqeverisjes në tërësi dhe qysh prej 27 Majit kur komisioni ka nisur punën ne sot jemi në një nivel tjetër.

Kemi hapur dy grupkapituj dhe kemi ambicien të hapim të tjera dhe jemi pozicionuar më mirë se asnjëherë në të gjitha renditjet evropiane në fushën e mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit”, u shpreh Rama.

Ju sugjerojmë

Gonzato: Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura
Aktualitet

Gonzato: Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura

20 Maj, 2025 11:24 am
“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani
Aktualitet

“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani

20 Maj, 2025 11:11 am
Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet
Kronikë

Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet

20 Maj, 2025 11:07 am
100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit
Aktualitet

100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit

20 Maj, 2025 11:05 am
Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit
Aktualitet

Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit

20 Maj, 2025 10:55 am
Shpallet vendimi, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës
Aktualitet

Shpallet vendimi, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës

20 Maj, 2025 10:48 am
Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili, pas rasteve me gripin e shpendëve
Rajoni

Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili, pas rasteve me gripin e shpendëve

20 Maj, 2025 10:44 am
Ky është i riu që u ekzekutua në Durrës, 29-vjeçari u vra sapo zbriti nga makina
Kronikë

Ky është i riu që u ekzekutua në Durrës, 29-vjeçari u vra sapo zbriti nga makina

20 Maj, 2025 10:31 am
Mbeti jashtë Parlamentit, reagon Alimehmeti: Rezultati nuk është fundi!
Aktualitet

Mbeti jashtë Parlamentit, reagon Alimehmeti: Rezultati nuk është fundi!

20 Maj, 2025 10:29 am
Veliaj ndan pamjet: Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë
Aktualitet

Veliaj ndan pamjet: Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë

20 Maj, 2025 10:21 am
Para
Ndarja nga jeta e aktores së madhe Margarita Xhepa, homazhet do të mbahen te Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e aktores së madhe Margarita Xhepa, homazhet do të mbahen te Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

“Po bashkëpunojmë me Microsoft dhe me grupin e Mira Muratit”/ Rama: Në 2026 do kemi model të prokurimeve publike pa përfshirjen e njeriut në 95% të procesit

“Po bashkëpunojmë me Microsoft dhe me grupin e Mira Muratit”/ Rama: Në 2026 do kemi model të prokurimeve publike pa përfshirjen e njeriut në 95% të procesit

“BE rruga jonë e vetme”/ Rama: Jemi rritur në ferr, nuk jemi perëndimorë të përkëdhelur nga fati

“BE rruga jonë e vetme”/ Rama: Jemi rritur në ferr, nuk jemi perëndimorë të përkëdhelur nga fati

TE FUNDIT

Gonzato: Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura

Gonzato: Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura
20 Maj, 2025

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka folur sot nga foltorja e Kuvendit, në 100-vjetorin e krijimit të...

Lexo më shumë

“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani

“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani
20 Maj, 2025

Ndodh edhe kështu…Një shqiptar tentoi të merrte lejen e qëndrimit në Britaninë e Madhe me pretendimin se ishte homoseksual, por...

Lexo më shumë

Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet

Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet
20 Maj, 2025

Është gjetur një makinë e djegur në Gërdec, që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së 29 vjeçarit Ermir...

Lexo më shumë

100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit

100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit
20 Maj, 2025

Në 100 vjetorin e krimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka deklaruar se “Pavarësi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com