Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau policin një vit më parë, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim Azgan Mernicën

2025/03/28 at 10:11 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau policin një vit më parë, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim Azgan Mernicën

Prokuroria Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Azgan Mernicën, autorin e vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit Novruz Cenalia. Mbi autorin rëndojnë 3 akuza ajo e “Vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ngjarja ndodhi në maj të një vitit më parë në fshatin Baltëz të Fierit, kur Azgan Mernica vrau me armë zjarri punonjësin e policisë Novruz Cenalia.

Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se Mernica, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit të llojit pistoletë që mbante me vete dhe ka shtënë drejt fytyrës së viktimës Novruz Cenalia duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i Prokurorisë Fier

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M. për veprat penale ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg.I dhe 291 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.689, të vitit 2024 mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, u provua se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij.

Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit të llojit pistoletë që mbante me vete dhe ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C. duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
Bota

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

3 Gusht, 2025 10:21 pm
“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
Aktualitet

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

3 Gusht, 2025 9:41 pm
Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
Bota

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

3 Gusht, 2025 9:13 pm
Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re
Bota

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re

3 Gusht, 2025 8:32 pm
Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
Bota

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 Gusht, 2025 8:04 pm
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Para
Pasojat negative të përdorimit të tepruar të ChatGPT

Pasojat negative të përdorimit të tepruar të ChatGPT

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi

Veliaj: Mbi 110 mijë përfitues të Kartës së Studentit nga 2019-a

Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore

Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore

TE FUNDIT

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
3 Gusht, 2025

Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën, teksa një varkë u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com