Një person ka ndërruar jetë në Vlorë pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për dy raste, konkretisht: në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi I. D., 51 vjeç; Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.