Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri Albin Kurti bie pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë

2025/03/26 at 5:32 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri Albin Kurti bie pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e një thirrjeje me video nga dy humoristë rusë pak pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, publikuan në platformën Rumble një video të bisedës me kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se po flisnin në emër të presidentit të Letonisë, Edgar Rinkevics.

Në një komunikatë në X, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “ky incident” ndodhi më 11 shkurt, dy ditë pas zgjedhjeve në Kosovë.

Ai e arsyetoi rënien e kryeministri pre e mashtrimit duke thënë se gjatë asaj kohe, Kurti po merrte telefonata të shumta urimi, pasi partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, doli e para në zgjedhje me rreth 42 për qind të votave.

“Për shkak të kohës së kufizuar, nuk ka qenë gjithmonë e mundur të kryheshin verifikime të thella të çdo thirrjeje”, tha Kryeziu.

Dyshja i ka vënë në siklet edhe më herët disa politikanë evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin polak Andrzej Duda, ish-kryeministrin britanik Boris Johnson, ish-kryeministrat e Malit të Zi Dushko Markoviq dhe Millo Gjukanoviq, ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, si dhe figura të njohura si Elton John dhe Princi Harry, përmes thirrjeve të ngjashme.

Në video, Kurti i pranon urimet e dy humoristëve rusë që shtiren se po flasin në emër të presidentit Rinkevics dhe flet me ta për një sërë çështjes, përfshirë zgjedhjet, dialogun me Serbinë, të dërguarin e Trumpit për misione të veçanta, Richard Grenell, luftën hibride e çështje të tjera.

Publikimi i kësaj videoje ka ngjallur shumë reagime në vend./REL

Ju sugjerojmë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
Bota

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 Shtator, 2025 12:53 pm
Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
Bota

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025 12:31 pm
Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

19 Shtator, 2025 10:00 am
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

19 Shtator, 2025 9:14 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Para
Presidentja Osmani reagon pas njohjes së Kosovës nga Kenia: Dëshmi e mbështetjes për të drejtën e popullit tonë!

Presidentja Osmani reagon pas njohjes së Kosovës nga Kenia: Dëshmi e mbështetjes për të drejtën e popullit tonë!

Rama prezanton skuandrën e PS-së në Shkodër: Të dijmë çfarë humbasim nëse në 11 maj luajmë me porta të vogla!

Rama prezanton skuandrën e PS-së në Shkodër: Të dijmë çfarë humbasim nëse në 11 maj luajmë me porta të vogla!

Kosovë/ Supremja rrëzon ankesat ndaj rezultateve të zgjedhjeve, hapet rruga për certifikimin e tyre

Kosovë/ Supremja rrëzon ankesat ndaj rezultateve të zgjedhjeve, hapet rruga për certifikimin e tyre

TE FUNDIT

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
19 Shtator, 2025

Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Ish-gjyqtarja Fetahu prej nëntorit të vitit të shkuar qëndronte...

Lexo më shumë

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
19 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin bazën ajrore të Bagramnit në Afganistan. Presidenti Donald Trump pohoi se një hap...

Lexo më shumë

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
19 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe famlija e tij që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë fitojnë miliarda...

Lexo më shumë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
19 Shtator, 2025

Incidentet e një dite më parë në sallën e Kuvendit, teksa kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisë iu ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com