Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk ishte vetëm një lider, por edhe misionar”, Berisha: Ibrahim Rugova ia doli të realizojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi

2025/03/24 at 8:44 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Nuk ishte vetëm një lider, por edhe misionar”, Berisha: Ibrahim Rugova ia doli të realizojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në promovimin e librit “Një hap me Rugovën” dhe disa titujve të tjerë të shkrimtarit Adnan Merovci. Ai nuk i kurseu fjalët e mira për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.


Ndërsa e quajti lider dhe misionar, ai theksoi se Ibrahim Rugova ia doli të realizojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.

Berisha: I dashur Adnan, i dashur Avni, të dashur Genc, Edit, miqtë e mi këtu, ndjehem i emocionuar, por edhe pafundësisht mirënjohës ndaj njeriut që nuk iu nda presidentit Ibrahim Rugova në çdo moment të jetës së tij, ndaj njeriut që e ndoqi atë në çdo hap të jetës së tij, Adnan Merovcit.

Të dashur miq, Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore.

Është një gjeni i papërsëritshëm. Pasardhës i një familje atdhetare. Intelektual i klasit të parë. Ai angazhohet në çështjen e kombit dhe vendit të tij. Në mënyrë gjeniale, ai zgjedh një rrugë krejtësisht të huaj për shqiptarët. Të huaj për shumicën e kombeve të botës. Zgjedh rrugën paqësore për të mundur një pushtim. Kombete, ndaj pushtimeve, kanë pasur ose nënshtrim, ose përballje me armë.

Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës.

Me të cilën ai në mënyrë më mahnitëse, ta quajmë mrekullia Rugova, ai arriti që një projekt, të cilin përveç atij, përveç shqiptarëve, nuk mbaj mend një të dytë që ta përkrahte, që ta mbështeste, t’i lëmë folkloret, pavarësinë e Kosovës nuk e mbështeste njeri, përveç atij.

Imagjinoni për një moment të luftosh i vetëm dhe të gjithë kundër. Por përsëri, ai në këmbë. Pse në këmbë? Sepse kishte bërë një zgjedhje gjeniale, kishte bërë zgjedhjen paqësore. Dhe unë do t’u them këtu në vitin 1992, si president, takoj në Stamboll, Kostandin Micotaqis, i cili kishte treguar shumë simpati për forcat demokratike në Shqipëri, por meqenëse Ballkani po riformatohej me luftëra, ai kishte një qëndrim më të ndryshëm ndaj Millosheviçit se sa të tjerët.

Dhe i them në Stamboll, unë them që ti të takosh Ibrahim Rugovën. Pse ta takoj, më tha. Ta takosh se ai përfaqëson 2 milionë shqiptarë dhe ti po gjete ndonjë tjetër, që i përfaqëson ata, mos i tako. Por ama, gjersa interesohesh për zhvillimet, edhe ata duhet të kenë zërin e tyre dhe të dëgjohen.

Ndejti, nuk tha as po, as jo. Pastaj i them, po ai është paqësor, vërtet projektin nuk e pëlqen, por qëndrimin e tij nuk mund ta hedhësh poshtë. Ke të drejtë, më tha. Dhe është kryeministri i parë që ka pritur presidentin Rugova. E thirri dhe e takoi në Selanik. Gjatë luftës, Tirana u soll keq me presidentin Rugova. Beogradi ishte e kuptueshme. Në vjeshtë të vitit 1992 ose vjeshta, në Tiranë vjen Sajruz Venz dhe Lordi Ouen dhe më kërkojnë që t’i mbush mendjen Rugovës që të marrë pjesë në zgjedhjet që zhvillohen në Kosovë. U them unë, unë nuk ia kërkoj një gjë të tillë presidentit Rugova. Dhe ata menjëherë, siç kishin paragjykimin, pse më thanë nuk e kërkon. Nuk e kërkoj, se edhe po t’i thotë ai qytetarëve të Kosovës, ata nuk marrin pjesë në zgjedhje. Rezultati është se nuk do kemi një lider si ai që të bisedojmë. Çfarë leverdie ka komuniteti ndërkombëtar që të zhvlerësojë një figurë si ai?

Si përfundim ata nuk u bindën, por në fund u them, a t’u jap një sugjerim, pse nuk shkoni në Prishtinë ta takoni vetë Rugovën, ai është një njeri pacifist, është një njeri intelektual. Mirë, më thanë. Dhe ata shkuan, Millosheviçi u bëri një rreng, ata u tronditën shumë. Ajo që kishte mbetur në mendjen e tyre ishte takimi me Rugovën. Ishin mahnitur nga takimi me presidentin Rugovën. U kthyen dhe më thanë se kishe pasur shumë të drejtë dhe më shpjeguan edhe egërsinë që kishin përjetuar nga bandat e Millosheviçit. Rugova nuk ishte vetëm një lider vizionar, por ishte i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar.

Tani do u rrëfej një sekret timin. Si pedagog në Universitetin e Mjekësisë, kisha lexuar shumë për Nënë Terezën. Dhe mahnitesha ku e gjen atë forcë ajo që operonte aty ku të gjithë të tjerët dorëzoheshin. Aty ku familja, kisha, shëndetësia, kishin ngritur duart. Kurse ajo pikërisht aty operonte me sëmundje nga më të tmerrshmet. Dhe kur e takova për herë të parë, kureshtja ime më kryesore ishte të mësoja se ku e gjen forcën. Forca e saj ishte identike me forcën e këtij burri. Ajo, në katër fjali, me një përqendrim absolut te dashuria, Krishti, Zoti, ishte e gjithë bota e saj. Ibrahim Rugova, si asnjë politikan tjetër, pavarësia e Kosovës, Kosova protektorat, Kosova nën OKB, Kosova nën NATO-n, Kosova e pavarur.

Ky strateg, ky gjeni, kudo që shkoi, shkoi me këtë projekt që nuk ia pranonte kërkush. Por përsëri ky ishte i parefuzueshëm. Projekti i tij, i paraqitur prej tij, dëgjohej, nuk pranohej, por dëgjohej ama. Dëgjohej për shkak të tij. Gjatë luftës, përsëri, thashë se Tirana u soll keq. U soll me stilin e saj. Dhe këtu erdhi një ambasador amerikan, një burrë i rrallë. Ai ishte ish-këshilltar i tre presidentëve amerikanë. Gjatë luftës, hoqën ambasadorin, sollën këtë, Bob Froulik.

Një ditë po pija një kafe me të dhe i thashë: Bob, tani ky presidenti yt dhe qeveria jote nuk kanë nevojë për këshilltarë, por ty si mik do të them një gjë. E kanë shumë gabim të zemërohen me Rugovën dhe nuk e fitojnë këtë betejë. Nuk e fitojnë sepse në asnjë rrethanë politikani nuk fiton në betejë ndaj një misionari. Po qe se një politikan merr përsipër të përballet një misionar, e ka të humbur betejën. Rugova është politikan, por është edhe misionar. Kur nga Roma shkoi në kampet e shqiptarëve në Maqedoni, bota u mahnit. Mediat më të mëdha në botë, me një habi të madhe, paraqitën entuziazmin e papërmbajtur me të cilin e pritën qytetarët e Kosovës presidentin e tyre që kthehej pasi ishte marrë peng nga Beogradi dhe kishte ndërhyrë shenjtëria e tij, Papa Gjon Pali, të cilit shqiptarët i detyrohen në shumë aspekte.

Ibrahim Rugova, sigurisht që lufta dhe ndërhyrja e NATO-s qenë faktorë madhorë, por përsëri u garantoj se edhe pas çlirimit, pa Ibrahim Rugovën, pavarësia e Kosovës e kishte shumë të ngushtë hapësirën. Jam dëshmitar. Pse kjo? Ndoshta për herë të parë në histori, kombet mike kishin bombarduar një vend mik. Serbia ishte një vend mik i atyre që e bombarduan. Dhe, një vend mik do të thotë që u bombardua me zemër të thyer dhe për këtë nuk mund t’i qortosh se e mposhtën, e nënshtruan. Së këtejmi, edhe superpreokupimi i tyre për serbët në Kosovë.

Sepse ata nuk luftuan, nuk ndërmorën betejën më të madhe ajrore pas Luftës së Dytë Botërore për të parë serbët në Kosovë të pësojnë shtypje, të pësojnë ato për të cilat ata nuk mund ta pranonin kurrë të luftonin. Një garant ishte, dhe garant ishte Ibrahim Rugova. Ai nuk ishte një arenën politike të Kosovës një person që mund të vinte dyshim se do ishte president i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Pra, në rast se komuniteti ndërkombëtar eci drejt pavarësisë, eci sepse Rugova punoi me përkushtimin më të madh për institucionet e atij shteti. Rugova, në kushtet e pushtimit, ngriti institucione të shqiptarëve dhe institucione të cilat u qëndruan besnikë parimeve të shpallura. Tani, Rugova në liri, pa diskutim që ishte i plotë për të qenë president i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Dhe unë jam dëshmitar i sa e sa kundërshtive që kishte pas çlirimit të Kosovës për të pranuar si variant pavarësinë.

Por përsëri kthehemi tek e para, për Rugovën tjetër zgjidhje nuk kishte përveç pavarësisë. Pra, ky burrë ia doli. Ia doli të ideojë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Ta ndryshojë. Ajo ëndërr ishte për bashkim kombëtar. Por ajo ëndërr për bashkim nuk ishte e realizueshme. Ajo kishte një kosto të tmerrshme për Kosovën. Edhe e thoshte, pavarësia njëherë, pastaj shohim më vonë. Pra, nuk ka një të dytë në politikë, natyrisht ka shumë ngjashmëri edhe në karrierën e tij politike me Gandin. Gandi ishte nismëtar i asaj që realizoi. Rugova ishte nismëtar i asaj që realizoi. Në kushtet më të vështira.

Ndaj dhe e falënderoj me shumë mirënjohje Adnanin për kolonën e librave, të cilat janë monumentet më madhështore, më të bukura që i ke ngritur mikut tënd, i ke ngritur gjeniut të kombit shqiptar, presidentit Ibrahim Rugova.



Ju sugjerojmë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Para
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar

“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar

Starton ndeshja, Shqipëria në fushë vetëm për fitore

Starton ndeshja, Shqipëria në fushë vetëm për fitore

Kuqezinjtë tundin rrjetën, Shqipëria në avantazh përballë Andorrës

Kuqezinjtë tundin rrjetën, Shqipëria në avantazh përballë Andorrës
















TE FUNDIT

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
14 Maj, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mot kryesisht me kthjellime...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
14 Maj, 2025

Dashi Dashuria ka ulje dhe ngritjet e veta. Vendosja e yjeve parashikon që të kaloni një fazë sfiduese, por asgjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com