Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha paralajmëron Ramën nga Napoli: Këto janë 50 ditët e fundit që të kanë mbetur 

2025/03/23 at 5:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha paralajmëron Ramën nga Napoli: Këto janë 50 ditët e fundit që të kanë mbetur 

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka zhvilluar këtë të dielë një takim me shqiptarët që ndodhen në Napoli të Italisë. Dhe si në çdo takim me shqiptarët jashtë Shqipërisë Berisha tha se ky do të jetë viti i diasporës. 

Ai paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se këto janë 50 ditët e fundit në pushtet diaspora do i jap fitoren më 11 Maj. 

“Drejt 50 ditëve që kanë mbetur. Këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por, siç e dini, kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky vit është viti i diasporës shqiptare. Kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky është viti i diasporës, sepse njëlloj si dikur, shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë. Ndaj edhe sot mund të themi si atëherë, prite Edi Rama diasporën se po vjen. Po vjen të shpëtojë mëmëdheun”, tha Berisha.  Po vjen t’i dalë zot Shqipërisë. Po vjen të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi, të cilin do ta kishte lakmi Eskobari, Toto Rina, El Çapo. Do ta kishin zili banditët dhe kriminelët më të mëdhenj të planetit. Edi Rama, me ditë të numëruara, diaspora po vjen. Diaspora po vjen sepse ti shkatërrove njëra pas tjetrës ëndrrat më të bukura, më fisnike të shqiptarëve. Shqiptarët kishin një ëndërr në diktaturën komuniste dhe ajo ishte pluralizmi. Shqiptarët vuajtën më shumë se të gjithë të tjerët nga shteti monist dhe partia shtet. Kurse ti sot bëre një luftë të egër, çnjerëzore, për një Shqipëri pa opozitë. Riktheve në Shqipëri partinë shtet. 

Partinë Socialiste e faktove si kopje të shëmtuar të Partisë së Punës, e cila ishte një parti krimi. Krimi i kësaj partie bazohej në doktrinën marksiste leniniste.Kurse krimi yt bazohet në drogën, krimin, plaçkitjen e shqiptarëve. Edi Rama, prite diasporën. Diaspora po vjen se ti u shkatërrove shqiptarëve arritjet e tyre në fushën e lirisë dhe të tregut. Ti riktheve censurën njëlloj si babai yt që varte në litar poetin për vargjet e tij kundërshtare të regjimit. Ti monstër e babait tënd vare në litar TikTokun, mjetin më modern të komunikimit të rinisë shqiptare dhe e bëre atë se nuk duroje kritikat e tyre. Edi Rama, diaspora nuk pajtohet me flamurin tënd të zi të censurës. Prite se po vjen, 11 Maji është dita e saj, është fundi yt. Edi Rama, 2025-a është viti i këtyre burrave dhe grave, të cilët kanë në shpirt një dashuri të pakufishme për Shqipërinë. Të cilët kanë marrë me vete mallin e pashuar për tokën e tyre. Por ti, me botën e krimit që instalove në Shqipëri, me plaçkitjet masive të pasurive të tyre, i detyrove të marrin rrugët e botës. Edi Rama, me 11 Maj ata kanë një fjalë me ty, ik o mjeran se nuk ke ku të shkosh. Miqtë e mi, ëndrrat e shqiptarëve i rrënoi Edi Rama, po shpirti i tyre për liri, betejat e tyre, virtytet e tyre nuk vdesin kurrë. Ato janë më të fuqishme se kurrë tek shqiptarët në vendet e lira. Ndaj dhe ata me 11 Maj, nga deti, nga toka, nga ajri do vërshojnë në Shqipëri”, tha Berisha. 

Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se projekti që ka PD dhe koalicioni për Shqipërinë është një projekt aq madhështor saqë në Shqipëri nuk ka pasur ndonjëherë. 

“Prite diasporën Edi Rama. Projekti i PD dhe koalicionit është projekti më madhështor, projekti më i bukur, më fantastik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë”, tha Berisha. 

Ju sugjerojmë

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?
Bota

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?

16 Shtator, 2025 9:25 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Politikë

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen

16 Shtator, 2025 8:45 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë
Rajoni

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë

16 Shtator, 2025 8:42 am
Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE
Aktualitet

Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

16 Shtator, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Mot i kthjellët dhe kohë e qëndrueshme në të gjithë territorin

16 Shtator, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Shtator, 2025 8:20 am
Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
-U tha në Opinion

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

15 Shtator, 2025 11:57 pm
Auto-Skicë
-U tha në Opinion

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

15 Shtator, 2025 11:44 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

15 Shtator, 2025 11:10 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

15 Shtator, 2025 11:02 pm
Para
“E urryer nga prindi tjetër”/ Rrëfimi prekës i 15-vjeçares: 40-ditëshe pija lëngje gjellësh, rashë në koma 

“E urryer nga prindi tjetër”/ Rrëfimi prekës i 15-vjeçares: 40-ditëshe pija lëngje gjellësh, rashë në koma 

Silvinjo: Duhet të zhbllokohemi me gola, kualifikueset e Botërorit janë ndryshe 

Silvinjo: Duhet të zhbllokohemi me gola, kualifikueset e Botërorit janë ndryshe 

Aksidentoi për vdekje nipin 2-vjeçar me makinë, arrestohet gjyshi në Kamzë 

Sfida Shqipëri-Andorra në stadiumin “Arena Kombëtare”, policia me plan masash! Ja rrugët që do të bllokohen 

TE FUNDIT

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?
16 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se vendet e NATO-s duhet ta ndalin blerjen e...

Lexo më shumë

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
16 Shtator, 2025

Kuvendi i Shqipëri do të mbajë sot dy seanca parlamentare, një e cila do të nisë në orën 10:00, dhe...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë
16 Shtator, 2025

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të vazhdojë sot dëshminë e mbrojtjes për ish-krerëve të UÇK-së në...

Lexo më shumë

Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

Sot në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE
16 Shtator, 2025

Shqipëria bën sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt rrugës së anëtarësimit në BE. Sot, në orën 08:00, në Bruksel do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com