Një xhami në Shupenzë të Bulqizës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes.
Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga shkëndijat elektrike.
Mësohet se në kohën kur ka rënë zjarri nuk ka pasur besimtar mysliman brenda saj, por dëmet materiale janë të shumta, ku është djegur e gjithë pjesa e çatisë dhe orenditë që gjendeshin brenda xhamisë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe zjarrfikësja e Bulqizës, ndërkohë që autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të rënies së zjarrit.