Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenarët/ Si mundet Trump të bindë Putinin për armëpushim në Ukrainë

2025/03/16 at 9:37 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Skenarët/ Si mundet Trump të bindë Putinin për armëpushim në Ukrainë

Ndonëse Ukraina ka treguar gatishmëri për të ecur përpara me një plan amerikan për armëpushim në luftë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë “po”, por jo të plotë.


Trump ka thënë se do të “zhgënjehej” nëse Putini nuk e pranon marrëveshjen, ndonëse nuk është lëshuar në konstatime se çfarë mjete ka në dorë për ta detyruar atë të zbatojë një armëpushim 30-ditor për luftën në Ukrainë.

Ekzistojnë tre skenarë se si mund të zhvillohet situata.

Sanksione

Trump ka thënë se mund të marrë veprime financiare “që do të ishin shumë të rënda për Rusinë”.

Kjo fjali ka sinjalizuar sanksione shtesë.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe Kevin Hackett, udhëheqës i Këshillit Ekonomik Kombëtar, u kanë dhënë jehonë deklaratave të Trumpit, mirëpo nuk kanë ofruar hollësi se si mund të duken sanksionet shtesë.

Hackett ka folur së fundmi për strategjinë e “shkopit dhe karotës”.

Më 13 Mars, administrata nuk e ka miratuar vazhdimin e një mase lehtësuese për sanksionet në disa banka ruse që ndërmjetësojnë pagesa për naftë dhe gaz.

Kjo ua vështirëson shteteve tjera blerjen e këtyre lëndëve. Rikthimi i masës lehtësuese mund të jetë karotë, dhe Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur mundësinë e heqjes së disa sanksioneve, nëse Moska ulet në tavolinën e negociatave.

Putin ka dhënë sinjale se dëshiron karota më të mëdha, sikurse çmilitarizimi i Ukrainës dhe që Kievi të mos furnizohet më me armë amerikane.

Sa u përket shkopinjve, Hacket ka thënë se ende janë “një mori gjërash” që mund të bëhen, por nuk ka përmendur diçka specifike.

Njëra mundësi që është diskutuar parasheh vendosjen e sanksioneve sekondare në shtetet e treta që blejnë naftën ruse përtej çmimit tavan prej 60 dollarëve për fuçi, siç është përcaktuar nga Perëndimi. Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet rreth 70 dollarë.

Konsumatorët më të mëdhenj janë Kina, India dhe Turqia.

Një tjetër ide është që të zvogëlohet çmimi tavan për t’i goditur të hyrat ruse. Diçka kësisoj kërkon koordinim me aleatët perëndimorë.

Rusia e ka shfrytëzuar një “flotë në hije” të cisternave të vjetra të naftës për t’iu ikur sanksioneve ekzistuese. Kjo mund të rezultojë me sanksione më të ashpra, duke shtuar më shumë anije në listën e sanksioneve.

Situata i ngjan goxha lojës së miut me macen. Anijet shpesh kalojnë nëpër shumë duar pronarësh. Verifikimi kërkon përpjekje dhe burime të konsiderueshme.

Një tjetër skenar parasheh vendosjen e ndalesës në importet e produkteve që kanë për bazë naftën e parafinuar ruse nëpër shtetet e treta.

Masa si këto do ta shtrëngonin vidën në ekonominë ruse.

Mirëpo, ato nuk do të zgjidhnin problemin dhe nuk do të kishin efektin e shpejtë sikurse ndalesa që vendosi Uashingtoni për dërgimin e armëve në Ukrainë, derisa kjo e fundit nuk u pajtua për një marrëveshje armëpushimi.

Tarifa

Në mosmarrëveshjet tjera ndërkombëtare, arma më e përdorur e Trumpit janë tarifat, të cilat mundet t’i vendosë edhe ndaj Rusisë. Megjithatë, efekti do të ishte i kufizuar.

Vendosja e tarifave nga ana e Trumpit është parë me shqetësim të madh në vendet si Kina, Kanadaja dhe vendet e Bashkimit Evropian. Mirëpo këta janë partnerë të mëdhenj tregtarë të SHBA-së që mund të humbin shumë.

Për dallim prej tyre, Rusia nuk shet pothuajse asgjë në SHBA.

“Eksportet ruse në SHBA kanë rënë më shumë se 80 për qind vitin e kaluar, në krahasim me nivelet para luftës, në rreth 3 miliardë dollarë, shkalla më e ulët prej vitit 1992”, ka thënë Alexander Kolyandr, në një artikull të publikuar së fundmi në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane.

Për dallim prej SHBA-së, eksportet ruse në Kinë më 2024 e kanë arritur në atë shifër brenda 10 ditësh.

Një masë jotarifore që është sugjeruar nga Trumpi në janar ka qenë që Arabia Saudite të ulë çmimin e naftës duke rritur prodhimin. Megjithatë, kjo nuk ka qenë në linjë me interesat saudite.

Armët

I dërguari i posaçëm i Trumpit për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, e ka përmendur edhe një skenar të tretë se si Uashigtoni mund të ndëshkojë Rusinë.

Në qershor të vitit të kaluar, ai e ka prezantuar një plan për t’i ulur shpejt dy palët në tavolinën e negociatave.

“Ne u themi ukrainasve, ‘duhet të uleni në tavolinë’ dhe nëse nuk uleni, atëherë mbështetja e SHBA-së për ju merr fund”, ka thënë ai.

“Dhe i themi Putinit, nëse nuk uleni, ne do t’iu japim gjithçka ukrainasve për t’ju vrarë në fushëbetejë”.

Deri më tani e kemi parë vetëm pjesë e parë të këtij skenari. Ka qenë e lehtë dhe e shpejtë për t’u arritur. Ka qenë edhe hap i lirë, sepse mbajtja e ndihmës ushtarake është më e lirë sesa shpërndarja e saj.

Për pjesën e dytë ekzistojnë shumë pikëpyetje, përfshirë atë që vetë Kellogg nuk është duke luajtur rol në negociata deri më tani.

Vërshimi i Ukrainës me armë mund t’i kushtojë shtrenjtë një presidenti amerikan, i cili ka folur shpesh sa e kushtueshme ka qenë lufta për amerikanët. Diçka e tillë do të shihej edhe si zmbrapsje nga politika e deritashme.

Trump e ka paralajmëruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se është duke “luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

Uashingtoni mund të vlerësojë se pjesa e dytë e strategjisë së Kelloggut është shumë e rrezikshme./REL



Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
Rajoni

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

13 Maj, 2025 4:05 pm
Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
Aktualitet

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

13 Maj, 2025 3:52 pm
Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Para
Kryeministri britanik: Aleatët duhet të përgatiten për të mbrojtur paqen

Kryeministri britanik: Aleatët duhet të përgatiten për të mbrojtur paqen

SHBA nis valën e sulmeve ajrore ndaj grupit Houthi në Jemen, Trump i ndjek drejtpërdrejt

SHBA nis valën e sulmeve ajrore ndaj grupit Houthi në Jemen, Trump i ndjek drejtpërdrejt

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/  Si nisi zjarri në diskotekë, flakëve nuk u shpëtuan as fëmijët

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Si nisi zjarri në diskotekë, flakëve nuk u shpëtuan as fëmijët
















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
13 Maj, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur poshtë pretendimet se nuk do të shiten bileta për shqiptarët e Kosovës, për të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
13 Maj, 2025

Bashkimi Europian ka reaguar ditën e sotme lidhur me zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 11 Maji në Shqipëri. Përmes një...

Lexo më shumë

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
13 Maj, 2025

Me datë 16 Maj, drejtuesit e shteteve evropiane do të mblidhen në Tiranë në kuadër të Samitit Politik Evropian, së...

Lexo më shumë

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
13 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbërriti në kryeqytetin saudit, Riad, më 13 maj, duke shënuar fillimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com