Atmosfera e Ditës së Verës nisi në Elbasan që prej ditës së shkuar, me aktivitete dhe zbukurime që të ftojnë në atmosferën e 14 Marsit.
“Janë me qindra qytetarët që kanë zgjedhur Elbasanin për të festuar Ditën e Verës. Ka nga ata që janë kthyer edhe nga jashtë, për të shijuar festimet dhe aktivitetet në kuadër të kësaj feste”, raportoi gazetarja Anisa Krraba.
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë që simbolizon ikjen e dimrit dhe ardhjen e Pranverës, ndërsa simbol ka lulet, veroren dhe ballokumen.
Suada Shaho, 36 vjeçe, që e vogël ka mësuar të bëjë dy ëmbëlsirat traditë të Ditës së Verës, ballokumen dhe revaninë.
Sot ajo ka bërë mbi 200 ballokume, një pjesë e të cilave e ka ndarë me më të dashurit, siç është tradita e kësaj feste.
Traditë është që pas festimeve dreka të konsumohet në natyrë.
Sot u zhvilluan një sërë aktivitetesh, mes të cilëve Panairi i ballokumes dhe ai i zejeve, dhe një koncert që ngjiti grupin e njohur Elita 5 dhe Ardit Çunin.
Tv Klan