Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbët nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin” 

2025/03/14 at 9:00 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Serbët nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin” 

“Kemi ardhur nga Kosova. Vullnetarisht. Askush nuk na organizoi”, tha për Radion Evropa e Lirë një nga të mbledhurit në Parkun e Pionierit në Beograd, ku është ngritur një kamp i studentëve, që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve. 


Në shtatë ditët e fundit, Parku i Pionierit, i cili gjendet pranë institucioneve më të rëndësishme shtetërore të Serbisë, është bërë vend i protestave të studentëve, të cilët kërkojnë t’iu mundësohet ndjekja e ligjëratave në universitete. 

Në këtë lokacion, aktualisht, gjenden edhe pjesëtarë të Njësisë së shpërbërë të Operacioneve Speciale (JSO), komandantët e së cilës janë dënuar për krime lufte dhe likuidime politike; zyrtarë të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, si dhe një grup më i madh njerëzish nga Kosova. Për disa nga ta, mbështetja e kërkesave të “studentëve që duan të mësojnë”, nuk është motivi parësor për të qenë aty. 

“Ne kemi ardhur për të mbështetur presidentin Aleksandar Vuçiç, i cili është gjithmonë me ne”, thotë për Radion Evropa e Lirë një qytetar që prezantohet si Tihomiri nga Kosova. 

I pyetur se sa kohë planifikojnë të qëndrojnë në Parkun e Pionierit, ai përgjigjet shkurtimisht: “Aq kohë sa të jetë e nevojshme”. 

Duke u bazuar në pamje dhe me ndihmën e mjeteve online për krahasimin e fytyrave, Radio Evropa e Lirë identifikoi mes turmës Sasha Millosheviçin, kryetar i Komunës së Novobërdës në Kosovë dhe njëkohësisht kryetar i Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Gjilanit – i cili funksionon në kuadër të sistemit serb, si dhe Sasha Sekulliçin, nga Autoriteti i Përkohshëm Komunal i Prishtinës. 

Shasha Millosheviç, kryetar i Komunës së Novobërdës. Fotografia në anën e djathtë është shkrepur në kampin në Parkun e Pionierit. Sasha Sekulliçin, nga Autoriteti i Përkohshëm Komunal i Prishtinës. Fotografia në anën e majtë është nga kampi në Beograd. 

Në të njëjtën mënyrë u identifikua edhe Millan Kovaçeviç nga fshati Banjë, afër Skenderajt. Millan Kovaçeviç nga fshati Banjë, afër Skenderajt. Fotografia në anën e majtë është realizuar në kampin në Parkun e Pionierit në Beograd. 

Kovaçeviç u shfaq në media në vitin 2018, kur Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i dhuroi dy lopë dhe pesë dele, pas një premtimi të mëparshëm të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. 

Çadrat e tyre janë të vendosura para hyrjes së Pallatit të Vjetër, ku gjendet Kuvendi i Qytetit të Beogradit. Ata nuk iu përgjigjën mesazheve dhe thirrjeve të gazetarëve të Radios Evropa e Lirë për komente. 

Në Parkun e Pionierit, gazetarët e REL-it identifikuan edhe punonjës të institucioneve në komunën e Oseçinës në Serbinë qendrore. Në fotografi shihen Zhelko Grujiçiç, anëtar i Këshillit Komunal të Komunës së Oseçinës, si dhe Svetozar Gaçiç, kryetar i Kuvendit Komunal të Oseçinës. 

As kjo komunë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa zyrtarë komunalë janë duke qëndruar aktualisht në kampin në Beograd, dhe nëse komuna e ka organizuar udhëtimin e tyre. 

Opozita serbe njoftoi më herët për “organizimet nga Lista Serbe”. Radio Evropa e Lirë merr vesh se serbë nga zona të ndryshme të Kosovës, si Shtërpca, Graçanica, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi e Zubin Potoku, kanë shkuar në kampin para Presidencës serbe. 

Në mesin e tyre ka edhe punonjës të institucioneve serbe, që besohet se u janë dhënë mëditje dhe u është premtuar rritje e pagave mujore. Ka edhe prej atyre që punojnë në institucionet e Kosovës, por që janë të afërt me Listën Serbe – partinë më të madhe serbe në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit. 

Radio Evropa e Lirë ka informacione nga disa burime të afërta me personat që kanë shkuar në kamp, se ata janë informuar “brenda natës” se në çfarë ore dhe nga cili vend do të nisen për në Beograd, për t’i ofruar mbështetje presidentit serb, Vuçiç. Disa u nisën me autobusë të organizuar dhe disa me makinat e tyre private. 

Burimet e Radios Evropa e Lirë duan të mbeten anonime për arsye sigurie. Që nga fundi i shkurtit, opozita serbe në Kosovë ka paralajmëruar opinionin se Lista Serbe po organizon serbë nga Kosova, për të krijuar një “mur njerëzor” para Presidencës së Serbisë, për të “mbrojtur” presidentin Vuçiç nga “revolucioni me ngjyra”. 

Radio Evropa e Lirë pyeti Listën Serbe dhe Presidencën e Serbisë nëse është e vërtetë se ato qëndrojnë pas organizimit të shkuarjes së serbëve nga Kosova në Beograd për të “mbrojtur” Vuçiçin, si dhe cili është qëllimi i një organizimi të tillë dhe nga kush duhet të mbrohet Vuçiç, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. 

Trysni për shkak të pikëpamjeve ndryshe Në anën tjetër, në Mitrovicë të Veriut, pjesa veriore e Kosovës, janë mbajtur deri më tani disa tubime, në mbështetje të studentëve në bllokada, e disa kanë shkuar edhe në protestat në qytete të ndryshme të Serbisë. 

Njëri prej tyre është Goran Antiq nga Mitrovica e Veriut. Ai, gjithashtu, planifikon të marrë pjesë edhe në një tubim tjetër në Beograd, më 15 Mars. 

Antiç, i cili është pronar i një agjencie për transportin e udhëtarëve, bart me shpenzimet e tij edhe studentë dhe qytetarë të tjerë nga Mitrovica e Veriut, të cilët i mbështesin studentët në bllokada. 

Motiv i tij siç thotë vetë për Radion Evropa e Lirë është t’i ndihmojë njerëzit “që janë duke luftuar për të vërtetën”. 

“Do të jemi rreth 60 veta, ndoshta edhe më shumë. Kushdo që vjen, është i mirëpritur, nuk ka shantazh, ryshfet, frikë. Secili vendos sipas ndërgjegjes së vet”, thotë Antiç. 

Ai shton se bashkëvendësit e tij që kanë ngritur kampe para Presidencës së Serbisë, për t’i përkrahur “studentët që duan të studiojnë”, janë “të shantazhuar” dhe “marrin ryshfet”. 

“Së pari, nuk janë studentë, nuk kanë studiuar kurrë asgjë, vetëm i dëgjojnë punëdhënësit e tyre. Ata shantazhohen me punë, disave u ofrohen mëditje, disave u premtohet se do të punësohen… Të gjithë marrin ose para, ose ndonjë premtim. Në parim, askush nuk ka shkuar atje nga dashuria”, shprehet Antiç. 

Sipas tij, Lista Serbe bën trysni, për shkak të “pikëpamjeve ndryshe”. Ai thotë se institucionet arsimore në veri të Kosovës janë urdhëruar që të mos bashkëpunojnë me të dhe të mos e angazhojnë për ekskursione shkollore. 

Ai thotë se nuk ndihet nën presion, se nuk kanë me çfarë ta shantazhojnë, sepse nuk është në “buxhetin e shtetit”. Serbët nga Kosova marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë nga pagat e pensionet deri te përfitimet sociale. 

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur shumicën e institucioneve që kanë funksionuar nën sistemin e Serbisë, por punonjësit vazhdojnë të paguhen. 

Përndryshe, disa studentë nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i cili funksionon brenda sistemit serb, kanë mbajtur një tubim tjetër në mbështetje të studentëve në bllokadë, më 13 Mars. Ata janë përkrahur edhe nga disa profesorë dhe qytetarë të tjerë. 

Një ditë më parë, një delegacion i studentëve nga Fakulteti Filozofik në Beograd ka dërguar një ftesë në Mitrovicë të Veriut, për një tubim të planifikuar në Beograd, për datën 15 Mars. 

Megjithatë, në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, Rektorati i Universitetit të Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se mbështet të drejtën e opinionit të lirë, por se distancohet nga pikëpamjet e individëve. Ai ka theksuar se komuniteti akademik nuk duhet të politizohet./REL 



Ju sugjerojmë

“Ju uroj ditë fantastike nga Surreli”, Rama poston videon: Këtu me katunaren time…
Aktualitet

“Ju uroj ditë fantastike nga Surreli”, Rama poston videon: Këtu me katunaren time…

11 Maj, 2025 11:25 am
Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e 11 Majit, test për anëtarësimin në BE
Aktualitet

Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e 11 Majit, test për anëtarësimin në BE

11 Maj, 2025 11:13 am
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Elbasan/ Fotografoi votën, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

11 Maj, 2025 11:08 am
Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli!
Aktualitet

Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli!

11 Maj, 2025 10:59 am
Blerje votash në Kukës, një i arrestuar dhe një në kërkim
Aktualitet

Blerje votash në Kukës, një i arrestuar dhe një në kërkim

11 Maj, 2025 10:47 am
Kreu i PD, Berisha: Votoni, kjo do të jetë një ditë e dytë vere
Aktualitet

Kreu i PD, Berisha: Votoni, kjo do të jetë një ditë e dytë vere

11 Maj, 2025 10:35 am
Basha thirrje të rinjve: Sot keni një të drejtë të çmuar! Votoni për të ardhmen tuaj
Aktualitet

Basha thirrje të rinjve: Sot keni një të drejtë të çmuar! Votoni për të ardhmen tuaj

11 Maj, 2025 10:21 am
Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit
Aktualitet

Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit

11 Maj, 2025 10:10 am
Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…
Aktualitet

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…

11 Maj, 2025 9:59 am
Pensionistët/ Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për produktet e shportës
Aktualitet

Zgjedhjet/Kreu i Partisë Demokratike Berisha-qytetarëve: Njisha, jeni gati?

11 Maj, 2025 9:47 am
Para
Rama dhe Begaj urojnë shqiptarët për Ditën e Verës 

Rama dhe Begaj urojnë shqiptarët për Ditën e Verës 

Trump: Shpresoj që Rusia të bëjë gjënë e duhur lidhur me Ukrainën 

Trump: Shpresoj që Rusia të bëjë gjënë e duhur lidhur me Ukrainën 

SHBA dhe Izraeli po mendojnë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Afrikë 

SHBA dhe Izraeli po mendojnë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Afrikë 
















TE FUNDIT

“Ju uroj ditë fantastike nga Surreli”, Rama poston videon: Këtu me katunaren time…

“Ju uroj ditë fantastike nga Surreli”, Rama poston videon: Këtu me katunaren time…
11 Maj, 2025

Pas votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video krah bashkëshortes ë tij, Linda Rama...

Lexo më shumë

Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e 11 Majit, test për anëtarësimin në BE

Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e 11 Majit, test për anëtarësimin në BE
11 Maj, 2025

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat vlerësojnë se ato janë shumë të rëndësishme...

Lexo më shumë

Elbasan/ Fotografoi votën, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
11 Maj, 2025

Një 56-vjeçare në Elbasan është shoqëruar në Polici. Uniformat blu bënë me dije se M.C., 56 vjeç ka fotografuar votën...

Lexo më shumë

Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli!

Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli!
11 Maj, 2025

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Kryeministri Edi Rama ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare 2025. Rama ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com