Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Apelit të GJKKO.
Sot zhvillohet seanca e 3-të radhazi ndaj tij, pritet marrja e vendimit për të pranuar ose jo kërkesën për masë më të lehtë sigurie. Kështu ka komunikuar dje gjyqtari Engert Pëllumbi, në seancën që zgjati 3 orë.
Në 2 ditët paraardhëse, SPAK ka paraqitur prova të reja ndaj kryetarit të bashkisë, ndërsa ky i fundit i ka kundërshtuar me argumentin se bëhet fjalë për përgjim të bisedave telefonike me djalin e tij dhe për intervista në televizione.