Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që qytetarët t’i japin një mandat total në zgjedhjet e 11 Majit, sipas tij, nëse duan që vendi të mbyllë negociatat e anëtarësimit brenda 2027.
“Votoni PS-në nëse doni të thani kënetën”, deklaroi Rama, duke shtuar se “lexoni teorinë e kalit të ngordhur, ajo është PD-ja”.
“Nuk ka këtu Shqipëria është përtej të martës dhe të djathtës, dhe pasaporta që dua t’ju jap në dorë përpara se t’ju them faleminderit për privilegjin dhe mbetemi miq e shihemi për kafe, si njerëz të lirë dhe të barabartë me evropianët, është përtej të majtë e të djathtës.
Pasaporta mbyll përfundimisht historinë e poshtërimit të shqiptarëve dhe të qenurit qytetarë të dorës së dytë në këtë kontinent, nuk ka lidhje e majtë e djathtë, kush do të punojë për atë pasaportë e ka vendin në PS, as në kënetë dhe as me kënetën.
Do më falni të largohem duke ju them që presim sot Komisoneren për Zgjerimin Marta Kos, dashamirëse e jashtëzakonshme shumë e përkushtuar për të mbyllur negociatat me Shqipërinë brenda 2027 që të mbylle negociatat në 11 Maj duhet të na jepni një mandat total me zemër, jo 140 deputet, por me zemër, socialistë dhe demokratë. Nëse do votoni për PS, do të shpëtoni, do të thani kënetën apo jo? Apo doni të vazhdoni të shihni aty kua-kua-kua dhe do të rrini në opozitë, m mirë mua se nuk më mundi dot, e keni të pamundur, por nuk do ta mundni dot kurrë PS-në, edhe pa mua. Besojeni këtë gjë, atëherë nuk do të ishte mirë vërtet.
Nëse doni një alternativë të PS dhe nëse doni të dilni nga qerthulli vicioz duhet të lexoni teorinë e kalit të ngordhur, njihet, lexojeni, ajo është PD-ja“,-tha Rama.