Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Behar Sofisë, dënohet me 35 vite burg Jemin Shera

2025/03/12 at 1:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Behar Sofisë, dënohet me 35 vite burg Jemin Shera

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg Jemin Sherën, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së Behar Sofisë, i ekzekutuar më 25 Shkurt të vitit 2021.

Shera është në arrati dhe procesi është zhvilluar në mungesë të tij.

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK tha se nga hetimet, ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen, ka krijuar grupin kriminal.

Njoftimi:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Jemin Shera, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendimin”, e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal”.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva Deda, me vendimin Nr. 24, datë 12.03.2025 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës B.S, parashikuar nga nenet 78, pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.
  4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jemin Ali Shera, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.
  6. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Jemin Ali Shera dënohet me një dënim të vetëm prej 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.
  7. Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Jemin Ali Shera do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  8. Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara provë materiale, te bashkohen me fashikullin e gjykimit.
  9. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurit të deklaruar fajtor me këtë vendim.
  10. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Ju sugjerojmë

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Kryesore

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

26 Tetor, 2025 12:12 pm
Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar
Bota

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar

26 Tetor, 2025 11:46 am
VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi
Bota

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi

26 Tetor, 2025 10:21 am
Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
-U tha në Opinion

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

26 Tetor, 2025 10:14 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia teston raketën e re me fuqi bërthamore, Putin: Është e pamposhtur

26 Tetor, 2025 9:56 am
Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump
Bota

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump

26 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të diel

26 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 26 tetor 2025

26 Tetor, 2025 8:11 am
Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Para
Me rreth 109 mijë euro në furgon, arrestohet 40-vjeçari në portin e Durrësit

Me rreth 109 mijë euro në furgon, arrestohet 40-vjeçari në portin e Durrësit

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tase 

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tase 

SHBA/ Departamenti i Arsimit pushon gjysmën e punonjësve

SHBA/ Departamenti i Arsimit pushon gjysmën e punonjësve

TE FUNDIT

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
26 Tetor, 2025

Albin Kurti prezantoi përbërjen e re të kabinetit të ri qeveritar, por pritet të shihet nëse do të marrë votat...

Lexo më shumë

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar
26 Tetor, 2025

Dy persona u arrestuan gjatë një operacioni policor të nisur të shtunën në mbrëmje si pjesë e hetimit për vjedhjen...

Lexo më shumë

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi
26 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një tur pesëditor në Azi. Malajzia ishte vendi i pari ku Trump mbërriti, teksa...

Lexo më shumë

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
26 Tetor, 2025

Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com