Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme opozitën dhe koalicionin “Shqipëria Madhështore”.
Teksa zhvilloi një takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës, Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që këto 60 ditë duhet të votojnë për PS.
Ndër të tjera ai theksoi se nuk mund të lihet pasaporta e BE-së për Kujtim Gjuzin.
“Kujtimi është më i miri, më simpatiku më madhështori. Por përveç mustaqeve nuk ka gjë tjetër, ata tjerët s’kanë as mustaqe. Në 60 e pak ditë, duhet me marr çdo votë për Partinë Socialiste! Bëni maksimumin në këto 60 ditë!
Se ngaqë më kanë dëgjuar mua që thoja Noc Rrokun, më vënë ca profile fallco dhe më thonë Noc Rrokun do marrësh. Ne t’u prezantojmë atyre një Noc Rrok madhështor, duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë. Një Noc Rrok aq madhështor, sa të thonë ca i bëmë vetes që zgjuam Noc Rrokun!”, tha ai.