Pas muajsh të tërë thashethemesh, Ne-Yo ka vendosur të zbulojë identitetet e 4 të dashurave të tij, apo siç i quan ai, “piramidës”.
Këngëtari postoi në Instagram një video të 4 vajzave me të cilat është i lidhur njëkohësisht. Ai i sfidoi ndjekësit që “të thoshin diçka të bukur” ose “të vazhdonin” jetën.
“Meqë bota është kaq e intriguar, mendoj se duhet t’ju njoh siç duhet me dashuritë e mia. Zonja dhe zotërinj, ju prezantoj piramidën time”, shkroi 45-vjeçari.
Ai tha se vajzat quhen Arielle Hill, Brionna Williams, Cristina dhe Moneii. Ne-Yo postoi edhe pseudonimet respektive që u ka vënë: Cristina është “zemra e bukur”, Moneii “pupla e feniksit”, Brionna “vogëlushja seksi” dhe Arielle “flaka binjake”.
“Jemi të lumtur”, përmbyllet postimi.
Në fotot shoqëruese, duket edhe sesi ai kalon kohë veçmas me të dashurat e tij ose me të gjitha bashkë.
“Në këtë turne, do lë njërën që të vijë për 7 ditë, pastaj kthehet në shtëpi. Më pas vjen tjetra për 7 ditë dhe më pas tjetra. Pastaj bëjmë diçka të gjithë bashkë”, tha ai për kanalin radiofonik REAL 92.3.
Por kush janë të dashurat e tij? Cristina përshkruhet si ‘kryesorja’ dhe ka një llogari Instagram-i që i dedikohet lidhjes së tyre. Brionna është një nga balerinat e tij. Moneii dhe Arielle i referohen njëra-tjetrës si “gratë” e tij dhe kanë një llogari të përbashkët Instagram-i.
Ne-Yo ka 7 fëmijë me 3 gra të ndryshme. Ai ka qenë i martuar prej vitit 2016-2023 me Crystal Renay, por u divorcuan sepse ajo e akuzoi për tradhti të vazhdueshme.