Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump vijon kërcënimet për Kanadanë: Nëse përdorni energjinë elektrike si “kartë pazaresh” do e paguani shtrenjtë

2025/03/11 at 6:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump vijon kërcënimet për Kanadanë: Nëse përdorni energjinë elektrike si “kartë pazaresh” do e paguani shtrenjtë

Presidenti Donald Trump, përshkallëzoi sot kërcënimet e tij kundër fqinjit të Amerikës në veri, pasi Kanadaja i është përgjigjur kërcënimeve tarifore të Trump duke thënë se do të ndërpresë energjinë elektrike për shtetet që furnizon.

Në një postim të “Truth Social”, Trump vuri në pikëpyetje pse Shtetet e Bashkuara lejojnë Kanadanë të furnizojë me energji elektrike disa shtete në radhë të parë dhe tha se kombi kanadez do të paguajë një “çmim financiar” të madh për përdorimin e energjisë elektrike për amerikanët si një “kartë pazaresh”.

“Pse vendi ynë lejon një vend tjetër të na furnizojë me energji elektrike, qoftë edhe për një zonë të vogël? Kush i mori këto vendime dhe pse? Dhe a mund ta imagjinoni Kanadanë të bie aq poshtë sa të përdorë ENERGJINË ELEKTRIKE, që ndikon kaq shumë në jetën e njerëzve të pafajshëm, si mjet pazaresh dhe kërcënim? Ata do të paguajnë një çmim financiar për këtë aq të madh sa do të lexohet në Librat e Historisë për shumë vite në vijim!”, shkroi Trump në Truth Sociaol.

Kjo vjen pasi Trump tha se ai do t’i përgjigjej njëlloj tarifës shtesë prej 25% të Ontarios për energjinë elektrike në Nju Jork, Minesota dhe Miçigan me një tarifë 25% për energjinë elektrike kanadeze dhe kërcënoi të vendosë tarifa edhe më të mëdha për çelikun dhe aluminin kanadez sesa kishte planifikuar.

Më herët, Trump vazhdoi të tallte Kanadanë se do të bëhej shteti i 51-të, nëse kanadezët duan të shohin zhdukjen e tarifave, duke e paraqitur atë si një mundësi për ta për të ulur taksat dhe siguri më të fortë ushtarakisht dhe në kufi.

“Kanadaja paguan shumë pak për Sigurinë Kombëtare, duke u mbështetur në Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen ushtarake. Ne po subvencionojmë Kanadanë në shumën prej më shumë se 200 miliardë dollarë në vit. PSE??? Kjo nuk mund të vazhdojë. E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Kjo do të bënte që të gjitha tarifat dhe gjithçka tjetër të zhdukeshin plotësisht”, tha presidenti amerikan.

Ju sugjerojmë

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Aktualitet

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

11 Gusht, 2025 6:47 pm
Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë
Aktualitet

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë

11 Gusht, 2025 6:31 pm
Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
Bota

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

11 Gusht, 2025 6:18 pm
Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
-Shëndeti

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

11 Gusht, 2025 6:00 pm
Temperaturat e larta/Situatë e vështirë me zjarret edhe në Kosovë
Rajoni

Temperaturat e larta/Situatë e vështirë me zjarret edhe në Kosovë

11 Gusht, 2025 5:47 pm
Balluku dhe Kumbaro inspektojnë punimet në aksin rrugor Berat–Ballaban
Aktualitet

Balluku dhe Kumbaro inspektojnë punimet në aksin rrugor Berat–Ballaban

11 Gusht, 2025 5:21 pm
Sveçla njofton për bastisjen e një OJQ-je brenda stacionit policor në Prishtinë
Rajoni

Vrasja në Gjilan/Sveçla kërkon hetim për lidhje të policëve me të dyshuarin

11 Gusht, 2025 4:59 pm
Ndërprerja e transmetimit të News 24, gazetarët në protestë para godinës
Aktualitet

Ndërprerja e transmetimit të News 24, gazetarët në protestë para godinës

11 Gusht, 2025 4:44 pm
Pheniani paralajmëron/Kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit
Bota

Pheniani paralajmëron/Kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

11 Gusht, 2025 4:35 pm
Dogana e Durrësit/Masat për skanimin e mjeteve, ndihmë bizneseve dhe qytetarëve
Aktualitet

Dogana e Durrësit/Masat për skanimin e mjeteve, ndihmë bizneseve dhe qytetarëve

11 Gusht, 2025 4:29 pm
Para
Rutte: SHBA-ja është e përkushtuar në NATO dhe KFOR

Rutte: SHBA-ja është e përkushtuar në NATO dhe KFOR

Riformatohet Këshilli Drejtues i RTSH, emrat e përzgjedhur votohen të enjten në Parlament

Riformatohet Këshilli Drejtues i RTSH, emrat e përzgjedhur votohen të enjten në Parlament

Rama viziton Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë: Ofron shërbime shëndetësore për rreth 100 mijë banorë

Rama viziton Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë: Ofron shërbime shëndetësore për rreth 100 mijë banorë

TE FUNDIT

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
11 Gusht, 2025

Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën e njohur si Piramida 12, pranë Leskovikut, në kufirin me Greqinë. Sipas...

Lexo më shumë

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë
11 Gusht, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të hënë, zonën pranë monumentit të mbrojtur natyror të “Syrit të Kaltër”, një...

Lexo më shumë

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
11 Gusht, 2025

Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca plenare të Parlamentit Evropian, pa...

Lexo më shumë

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
11 Gusht, 2025

Rritja e sëmundshmërisë në popullatën shqiptare kryesisht të sëmundjeve kardiovaskulare ka sjellë edhe rritje të numrit të interventeve për këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com