Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina kryen sulmin më të madh me dronë ndaj Rusisë, të paktën 3 të vrarë

2025/03/11 at 5:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina kryen sulmin më të madh me dronë ndaj Rusisë, të paktën 3 të vrarë

Ukraina kreu gjatë natës sulmin më të madh të saj me dronë ndaj Moskës që nga fillimi i luftës më shumë se tre vjet më parë.

Autoritetet ruse njoftuan se si pasojë, u vrarë të paktën tre persona, si dhe 4 aeroportet e kryeqytetit të vendit u mbyllën përkohësisht.

Sulmi kishte për qëllim të demonstronte aftësinë e Kievit për të luftuar, bëri të ditur të martën Ministria ruse e Mbrojtjes.

Moska tha se në total forcat ruse rrëzuan 343 dronë, përfshirë gjashtë pranë centralit bërthamor në Kursk.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi përmes një deklarate se kishte goditur objektet e naftës që ndodhen në rajonet e Moskës dhe Oryolit.

Ky zhvillim vjen pas sulmeve të vazhdueshme ruse me dronë e raketa ndaj Ukrainës, ku vetëm të shtunën u vranë 14 persona.

Së fundmi Presidenti Zelenskiy u ka bërë thirrje aleatëve të tij evropianë që të mbështesin idenë e një armëpushimi ajror dhe detar, që ai thotë se do të ishte një shans për të provuar gatishmërinë e Moskës për t’i dhënë fund luftës.

Kohët e fundit, pozicionet e Ukrainës në fushën e betejës janë vënë nën presion të madh, veçanërisht në rajonin rus të Kurskut, ku forcat e Moskës kanë nisur një ofensivë për të nxjerrë jashtë trupat e Kievit, të cilët janë përpjekur të mbajnë kontrollin e një cope territori, për ta përdorur në të ardhmen, për shkëmbim.

Po sot Ministria ruse e Mbrotjes njoftoi se forcat e saj kanë marrë kontrollin e Horkohos që në ndodhet në rajonin e Donetskut, në pjesën lindore të Ukrainës./VOA

Ju sugjerojmë

“Ju uroj ditë fantastike nga Surreli”, Rama poston videon: Këtu me katunaren time…
Aktualitet

“Ju uroj ditë fantastike nga Surreli”, Rama poston videon: Këtu me katunaren time…

11 Maj, 2025 11:25 am
Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e 11 Majit, test për anëtarësimin në BE
Aktualitet

Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e 11 Majit, test për anëtarësimin në BE

11 Maj, 2025 11:13 am
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Elbasan/ Fotografoi votën, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

11 Maj, 2025 11:08 am
Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli!
Aktualitet

Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli!

11 Maj, 2025 10:59 am
Blerje votash në Kukës, një i arrestuar dhe një në kërkim
Aktualitet

Blerje votash në Kukës, një i arrestuar dhe një në kërkim

11 Maj, 2025 10:47 am
Kreu i PD, Berisha: Votoni, kjo do të jetë një ditë e dytë vere
Aktualitet

Kreu i PD, Berisha: Votoni, kjo do të jetë një ditë e dytë vere

11 Maj, 2025 10:35 am
Basha thirrje të rinjve: Sot keni një të drejtë të çmuar! Votoni për të ardhmen tuaj
Aktualitet

Basha thirrje të rinjve: Sot keni një të drejtë të çmuar! Votoni për të ardhmen tuaj

11 Maj, 2025 10:21 am
Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit
Aktualitet

Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit

11 Maj, 2025 10:10 am
Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…
Aktualitet

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…

11 Maj, 2025 9:59 am
Pensionistët/ Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për produktet e shportës
Aktualitet

Zgjedhjet/Kreu i Partisë Demokratike Berisha-qytetarëve: Njisha, jeni gati?

11 Maj, 2025 9:47 am
Para
Protestat në Serbi/ Studentët bllokojnë televizionet dhe radiot publike, Vuçiç: Nëse doni të më zëvendësoni, duhet të më vrisni

Protestat në Serbi/ Studentët bllokojnë televizionet dhe radiot publike, Vuçiç: Nëse doni të më zëvendësoni, duhet të më vrisni

Waltz konfirmon përparim në bisedimet SHBA-Ukrainë

Waltz konfirmon përparim në bisedimet SHBA-Ukrainë

Elbasan/ I vodhi vëllait automjetin “Range Rover”, policia arreston në lëvizje 54-vjeçarin

Elbasan/ I vodhi vëllait automjetin “Range Rover”, policia arreston në lëvizje 54-vjeçarin

TE FUNDIT

“Ju uroj ditë fantastike nga Surreli”, Rama poston videon: Këtu me katunaren time…

“Ju uroj ditë fantastike nga Surreli”, Rama poston videon: Këtu me katunaren time…
11 Maj, 2025

Pas votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video krah bashkëshortes ë tij, Linda Rama...

Lexo më shumë

Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e 11 Majit, test për anëtarësimin në BE

Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e 11 Majit, test për anëtarësimin në BE
11 Maj, 2025

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat vlerësojnë se ato janë shumë të rëndësishme...

Lexo më shumë

Elbasan/ Fotografoi votën, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
11 Maj, 2025

Një 56-vjeçare në Elbasan është shoqëruar në Polici. Uniformat blu bënë me dije se M.C., 56 vjeç ka fotografuar votën...

Lexo më shumë

Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli!

Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli!
11 Maj, 2025

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Kryeministri Edi Rama ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare 2025. Rama ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com