Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mes dhunës vdekjeprurëse në vend, udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bën thirrje për qetësi

2025/03/09 at 3:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mes dhunës vdekjeprurëse në vend, udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bën thirrje për qetësi

Udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bëri thirrje për paqe të dielën pasi qindra vetë u vranë në dhunën më vdekjeprurëse në 13 vitet e luftës civile, duke vënë përballë përkrahësit e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad kundër sundimtarëve të rinj islamikë të vendit.

Përleshjet, për të cilat një grup që monitoron luftën tha se kishin shkaktuar vdekjene 1,000 vetëve, kryesisht civilë, vazhduan për të katërtën ditë në qendrën e mbështetësve të Asadit.

Një burim sirian i sigurisë tha se ritmi i luftimeve ishte ngadalësuar rreth qyteteve Latakia, Jabla dhe Baniyas, ndërsa forcat e sigurisë kontrollonin zonat malore përreth ku fshiheshin rreth 5,000 kryengritës pro-Asad.

Presidenti i përkohshëm Sharaa u bëri thirrje sirianëve të mos lejojnë që tensionet sektare të destabilizojnë më tej vendin.

“Ne duhet të ruajmë unitetin kombëtar dhe paqen në vend, ne mund të jetojmë së bashku,” tha zoti Sharaa në një video, duke folur në një xhami në lagjen e tij të fëmijërisë Mazzah, në Damask.

“Të jeni të sigurt për Sirinë, ky vend mund të mbijetojë… Ajo që po ndodh aktualisht në Siri është një sfidë e pritshme”.

Rebelët e udhëhequr nga grupi islamik sunit i Sharaas, Hayat Tahrir al-Sham rrëzuan qeverinë e Asadit në dhjetor. Assadi u arratis në Rusi, duke lënë pas disa nga këshilltarët dhe mbështetësit e tij më të afërt, ndërsa grupi i Sharaas emëroi një qeveri të përkohshme dhe mori drejtimin e forcave të armatosura të Sirisë.

Përmbysja e Asadit i dha fund dekadave të sundimit të familjes së tij, që u karakterizua nga një shtypje e ashpër dhe një luftë civile shkatërruese që filloi si një kryengritje paqësore në vitin 2011.

Lufta – në të cilën vendet perëndimore, ato arabe dhe Turqia mbështetën rebelët, ndërsa Rusia, Irani dhe milicitë besnike të Teheranit mbështetën Assadin – u kthye në një teatër për konflikte mes fraksioneve të armatosura, me besnikëri dhe axhenda të ndryshme.

Ajo ka shkaktuar vdekjen e qindra-mijëra njerëzve dhe ka zhvendosur miliona sirianë.

RRITJA E KRYENGRITJES

Pas muajsh qetësie relative pas rrëzimit të Asadit, dhuna u rrit këtë javë pasi forcat e lidhura me drejtuesit e rinj islamikë filluan një goditje ndaj një kryengritjeje në rritje nga sekti alavit i Asadit në provincat mesdhetare të Latakisë dhe Tartous.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, tha të shtunën se më shumë se 1,000 vetë ishin vrarë në dy ditë luftime.

Ai tha se 745 ishin civilë, 125 anëtarë të forcave siriane të sigurisë dhe 148 luftëtarë besnikë të Asadit.

Rami Abdulrahman, kreu i organizatës, tha se civilët përfshinin gra dhe fëmijë alavitë. Zoti Abdulrahman i tha agjencisë Reuters të dielën se numri i të vdekurve ishte një nga më të lartët që nga një sulm me armë kimike nga forcat e Asadit në vitin 2013, i cili shkaktoi vdekjen e rreth 1,400 vetëve në një periferi të Damaskut.

Bashkimi Evropian, zyrtarët e të cilit kanë bërë bisedime me Sharaan që kur ai u bë udhëheqës de fakto i Sirisë, dënoi “të gjithë dhunën kundër civilëve” dhe “çdo përpjekje për të minuar stabilitetin dhe perspektivat për një tranzicion të qëndrueshëm paqësor” në Siri./VOA

Ju sugjerojmë

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
Bota

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

10 Maj, 2025 5:19 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

10 Maj, 2025 5:02 pm
Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
Para
“Kantieri Shqipëria 2030”/ Rama ndan pamje nga takimi me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

“Kantieri Shqipëria 2030”/ Rama ndan pamje nga takimi me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Dilema e Grenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?

Dilema e Grenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?

PZAP refuzon kërkesën e Vetëvendosjes për përsëritjen e votimit përmes postës

PZAP refuzon kërkesën e Vetëvendosjes për përsëritjen e votimit përmes postës

TE FUNDIT

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
10 Maj, 2025

Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që po kërkonte...

Lexo më shumë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
10 Maj, 2025

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në qytetin e Durrësit. Raportohet se një autobus i...

Lexo më shumë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
10 Maj, 2025

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje...

Lexo më shumë

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
10 Maj, 2025

Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka akuzuar socialistët për blerje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com